Zëri i Amerikës: Situata nga koronavirusi, tronditen bursat, 7 për qind rënie në Uall Street

09/03/2020 - 22:55

Vlera e aksioneve në Wall Street ra të hënën me rreth 7 për qind dhe Doë Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite në histori. Tregjet e aksioneve u hapën në panik të hënën në mëngjes, pas një rënieje prej 22 për qind të çmimeve të naftës.

Shkëmbimet në në bursë u pezulluan përkohësisht menjëherë pas hapjes, kur treguesi S&P 500 ra 7%. Ndërprerja automatike zgjati 15 minuta dhe ishte e para pas krizës financiare të viteve 2008-2009, shkruan Voa.

Rënia e çmimeve të naftës erdhi pas vendimit të Arabisë Saudite për të rritur në masë të konsiderueshme prodhimin, kur marrëveshja e OPEC-ut me Rusinë për të shkurtuar furnizimet dështoi. Rënia e çmimeve të naftës tronditi edhe më tej tregjet financiare globale, që ishin tashmë në panik nga përhapja e koronavirusit.

Tregu i naftës bruto, regjistroi ditën më të keqe që prej tre dekadash, duke sjellë një rënie prej mbi 9 për qind për kompanitë Chevron dhe Exxon. Treguesi i energjisë ra 20.1%.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa masa që priten të merren për shkak të situatës ekonom

Nga sot 1 prill, ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të a

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira.

Pandemia e koronavirusit e ka ndaluar ekonominë botërore dhe do të nevojiten shuma të mëdha monetare për të ndihmuar vendet në zhvillim.

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të n

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së

Banka e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë normën bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë ë