Zonat ekonomike, SHBA - Athinës: Po ju monitorojmë

12/02/2013 - 14:54

 

SHBA-të monitorojnë me kujdes përgatitjet e Athinës për të shpallur në mënyrë të njëanshme zonën ekonomike ekskluzive (EEZ).

Ndërsa kryeministri grek, Antonis Samaras përgatitet të vizitojë Ankaranë në fillim të marsit, amerikanët paralajmërojnë se lëvizjet e njëanshme mund të shkaktojnë reagime të pakontrollueshme dhe se çështja e EEZ nuk është e kufizuar vetëm me Turqinë, derisa flitet për demarkacionin e kufijve detarë edhe me vendet e tjera fqinjë si Shqipëria, Libia dhe Egjipti.

Uashingtoni shprehet hapur kundër një lëvizjeje të tillë nga ana e Greqisë dhe inkurajon promovimin e marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe. Ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit Phil Gordon tha në Athinë, se SHBA njeh të drejtën e vendeve për të shpallur Zonat Ekonomike Ekskluzive, por vlerëson shumë të rëndësishme shmangien e hapave të njëanshëm. Ai shtoi qartë se ”nuk do të ishte në interes të Greqisë të vazhdojë me një lëvizje të tillë, pa bashkëpunimin e plotë të fqinjëve të saj, duke përfshirë Turqinë”.

Greqia inkurajohet të shfrytëzojë kanalet e konsultimit, në mënyrë që çdo hap në këtë çështje të bëhet në bashkëpunim dhe në interes të të gjitha palëve. “Të jesh në gjendje të deklarosh Zonat Ekonomike Ekskluzive, ose jo, nuk është një çështje e thjeshtë dhe kjo është arsyeja pse duhet të bëhet me konsensus”, u shpreh Gordon.

Në fillim të janarit, shtypi vendas njoftoi se Greqia është përgatitur të dërgojë në OKB një raport të njëanshëm për kufijtë e Shelfit Kontinental, edhe pse nuk e ka mbyllur çështjen me vendet fqinje. Sipas raporteve, është Samaras që e mbështet fort këtë skenar, ndërsa ministri i punëve të jashtme Dimitris Avramopulos përfaqëson krahun e moderuar, që kërkon të bëhet kujdes duke paralajmëruar reagime nga fqinjët, Turqia, Egjipti, Libia apo dhe Shqipëria.

Turqia ishte e para dhe e vetmja deri tani, që reagoi nëpërmjet dy ministrave të qeverisë, të cilët paralajmëruan Athinën se nëse bën një lëvizje të tillë, edhe Ankaraja do të ndërmarrë hapat e veta. Me Shqipërinë, Greqia nënshkroi një marrëveshje në vitin 2009, e cila u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gje

Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po shpenzohen për kujdesin shëndetësor, teksa tërheq vëmendjen Eurostat në një

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me pla

Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi rishikimin e Parë të Monitorimit të Pas-Programit [1] me Shqipërinë në 23 nëntor.

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtat me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të

Shtimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga

Depozitat kanë vijuar tendencën e rritjes së qëndrueshme edhe në tetor, ndonëse në ritme më të ulëta në krahasim me dy muajt e mëparshëm,