Eldora e “BB 6”: Surpriza e Shpendit për 28-vjetor, lule të bardha dhe varëse Swarowski

28/07/2013 - 20:41

28 korrik 2013 - Ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të në një festë madhështore të organizuar te “Xibraku” me gati 100 të ftuar, të premten e kaluar në Tiranë. Kanë qenë familjarët e saj, që ia kanë ofruar këtë festë për ditëlindje pas daljes nga loja e “Big Brother 6”, si një dhuratë speciale që mund t’ia bënin asaj në këtë vit ndryshe të jetës, ku mori dhe famën e një personazhi në “reality show”. “Ditëlindja shkoi shumë mirë dhe do të ngelet një kujtim i paharrueshëm për mua”,  tha Eldora për gazetën “Panorama”. Ishte një festë private me familjarët e mi, shokë dhe shoqe që nga fëmijëria, si dhe miqtë më të mirë të Big-ut, që janë: Shpendi, Elona, Rikja, Iliri, Arsimi, Vigani, Edberi dhe Altina. Natyrisht që të gjithë kishin ardhur me surprizat e tyre dhe një nga ato ishte momenti kur Shpendi u shfaq me një buqetë me lule të bardha, ndërsa më dhuroi gjithashtu dhe një varëse Swarowski”. Po ashtu në mbrëmjen e saj nuk munguan surprizat nga të ftuarit e tjerë, të cilët i kishin sjellë asaj çokollata dhe lule të shumta, bizhu nga më të ndryshmet, fustane, produkte kozmetike etj. “Kisha ftuar shumë më shumë miq për ditëlindjen time, por mjaft prej tyre ishin me pushime dhe s’mund të ishin të pranishëm. Posaçërisht për natën e ditëlindjes sime erdhi opinionisti i “BB”, Arjan Konomi, i cili ndërpreu pushimet në jug për të qenë i pranishëm në këtë festë”, tha Eldora. Gjithashtu në darkën ku kishte shumë miq gazetarë dhe fansa të saj, ishte shefi i kompanisë ku Eldora do të punojë tani e tutje “The headhunter Albania”, së bashku me stafin, dhe Graciano e Genta të “BB5”. Ndër surprizat më të veçanta ishte ajo e motrës së saj, me një kërcim enkas për Eldorën, të performuar nga tre balerinë profesionistë, torta e porositur nga familjarët me shenjën e infinitit, që sipas tyre e karakterizon Eldorën si karakter, si dhe 28 trëndafila të kuq mbi tortë, dhe një drekë çift në restorantin “Green park”. Për sa u përket banorëve, secili solli veçantinë e vet. Likja këndoi enkas një nga këngët e saj të preferuara, Rikja i solli një palë këpucë, Altina i dhuroi një arush, ndërsa banorët e tjerë libra, bizhu, produkte kozmetike etj. Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit dhe banorët kujtuan dhe një herë kohët e tyre kur bashkëjetonin në një shtëpi.

 

(Panorama)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: