Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për vrasje, rrëmbim persona dhe kultivim të lëndëve narkotike janë ekstraduar drejt Italisë dhe Spanjës.

Në Itali është ekstraduar shtetasi Shkëlzen Keqi (Deliu), 41-vjeç. Keqi më datë  18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar Elson Kolaverin.

Po ashtu në Itali është ekstraduar edhe shtetasi Daniel Gjoni 23-vjeç, pasi në gusht të vitit të kaluar, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur.

Drejt Spanjës është ekstraduar shtetasi Dienis Hoxhaj (Haskaj) (Jazaj), 34 vjeç. Ky shtetas gjatë vitit të kaluar, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike

Njoftimi:

Interpol Tirana

Koordinimi i vazhdueshëm me partnerët në Itali dhe në Spanjë, finalizoi ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të këtyre shteteve.

3 shtetasit e ekstraduar, të lokalizuar dhe të arrestuar nga Policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.

Si rezultat i bashkëpunimit konstant të specialistëve të Interpol Tiranës me ata të Interpol Romës dhe të Interpol Madridit, janë finalizuar ekstradimet në këto shtete, të 3 shtetasve shqiptarë, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga gjykatat në Milano dhe në Castellon, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

1. u ekstradua në Itali, shtetasi Sh. K. (D.), 41 vjeç. Më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.;

2. u ekstradua në Itali, shtetasi D. Gj., 23 vjeç. Në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur;

3. u ekstradua në Spanjë, shtetasi D. H. (H.) (J.), 34 vjeç. Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.