Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ende nuk është çelur "drita jeshile" për pagat e administratës

11/01/2013 - 10:51

TIRANE- Administrata shtetërore ende nuk ka marrë pagën e muajit dhjetor. Kjo gjë është verifikuar sot në mëngjes nga Autoriteti i Konkurrencë, i cili ka dërguar specialistët në Thesarin e Shtetit dhe ai ka qenë i pa hapur. Përfaqësuesit e Thesarit kanë sqaruar se Thesari nuk është në gjendje t’u japë rrogat buxhetorëve edhe pas kërkesës që kanë bërë institucionet më datën 3 janar, kur ka nisur punë administrata pas pushimeve të fundvitit.

Ministria e Financave në reagimin e saj në datë 9 janar tha se ka nisur dhënia e pagave për muajin dhjetor si dhe është bërë pagesa e ndihmës ekonomike. Ministria ndër të tjera theksoi se është në pritje të institucioneve që të përgatisin tabelat në thesar me qëllim që të lëvrohet dhe fondi për dhënin e pagave.

Ndërkohë deputetja socialiste Eglantina Gjermeni ka akuzuar dy ditë më parë qeverinë se s’ka fonde të paguajë punonjësit e administratës.

Pak ditë më parë, u bë e ditur nga Ministria e Financave, se kreu i dikasterit Ridvan Bode ka autorizuar Thesarin që të çelë fondet dhe të bëjë gati procedurat për shpërndarjen e parave në bankat përkatëse për çdo institucion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: