Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e Renato Hajmelit, i cili u hap dje në aeroportin e Rinasit, pasi kishte ardhur nga SHBA me armë e fishekë.

Hoxha në postimin e tij shkruan se Hajmeli ka udhëtuar me armën nga Teksasi në drejtim të Britanisë së Madhe dhe ka kaluar tranzit në Aeroportin e Londrës, ndërsa është kapur me armë në Rinas.

“Hajmeli e ka kaluar pa probleme ne te treja aeroportet, pistoleten dhe fisheket.  Ai u ndalua rastesisht ne vijen e dyte te kontrollit ne Rinas, pasi kishte marre valixhen nga terminali i bagazheve dhe per pak metra do te largohej qetesisht nga aeroporti.

Gjate kontrollit fizik te valixhes u zbulua pistoleta dhe fisheket.  Pistoleta COLT, e calibrit 45 mm, eshte arma e brezit legjende, qe nga viti 1911, kur u fut ne perdorim nga oficeret e Ushtrise Amerikane.

Edhe pse ka vetem 7 fisheke ne karikator, eshte nje pistolete e rende ne dore per shkak te permasave dhe materialit qe eshte ndertuar, pistoleta COLT mbetet pistoleta me nje preçizion perfekt, me e sigurt ne perdorim dhe me e mira arme e lehte per me shume se nje shekull. Mesa duket keto parametra te armes legjende ne SHBA, e kane joshur Hajmelin te tentoje futjen e saj ne Shqiperi.

Renato Hajmeli ka lindur ne Tirane, ai zoteron edhe pasaporte italiane, nderkohe qe ka leje qendrimi ne Shtetet e Bashkuara…Policia po heton mbi motivin, pse Hajmeli ka udhetuar i armatosur nga SHBA drejt Tiranes, dhe ku do ta dergonte pistoleten”, shkruan ndër të tjera gazetari.