Erdogan mbetet në qiell, kërkon azil në Europë, Gjermania e refuzon

16/07/2016 - 00:53

Teksa Presidenti i Turqisë u shfaq në ekranin e “CNN Turk” përmes rrjeteve sociale për të siguruar popullin se është ai ende Presidenti i vendit dhe t’i bënte thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë për të kundërshtuar grushtin e shtetit, të tjera raportime në lidhje me lëvizjet e tij të fundit.

Mediat shkruajnë se Presidenti Tayyip Erdoğan është duke kërkuar azil në Evropë, në kohën që një grusht shteti nga ushtria po vazhdon në Turqi.

Këtë gjë e thonë burime ushtarake amerikane, për “NBC News”.

Avioni presidencial i Erdogan thuhet se u refuzua të ulej në aeroportin e Stambollit, para se të nisej jashtë vendit. Atij më pas iu mohua azili në Gjermani, sipas NBC, para se të nisej për në Londër.

Sipas mediave amerikane, Erdogan ka aplikuar për azil në Gjermani pasi aeroporti i Stambollit, u bllokua nga udhëheqësit e grushtit të shtetit, ushtria turke e cila thuhet se ka marrë kontrollin politik në Turqi.

Por mediat sërish shkruajnë se Gjermania ka refuzuar uljen e avionit të tij presidencial. Lajmi është transmetuar nga rrjeti amerikan NBC duke cituar burime të Pentagonit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: