Ervis Shite arrestohet për vjedhje në Itali

18/10/2014 - 20:27

DURRËS, 18 tetor 2014 -  Ervis Shite, 31 vjec në mars të viti 2013 u arrestua nga karabinierët e qytetit të Rozetos në Rajonin e Abruzos, sepse iu kap një peshore precizioni dhe 30 gram kokainë. Pasi doli nga Burgu i Termes,  me arrest shtëpie, Ervisi ndërroi “zanat”. Ai iu bashkua nja bande hajdutësh duke u zhvendosur nga Rozeto në qytetin e Xhuljanovës (Giuglianova) rreth 10 km larg.

Karabinierët e arrestuan përsëri Ervisin rreth orës 9 të natës së të premtes, pasi vjedhja e rradhës e një shtëpie në qytezën e  Shernes (Scerne) i dështoi për shkak të alarmit, që dhanë fqinjët. Dy bashkëpunëtorët e Ervisit arritën t’ia mbathnin, ndërsa Ervisi u arrestua në makinën e vet një Peugeot 206. Karabinierët në banesën e Ervisit sekuestruan me cilësinë e mallrave të vjedhura një TV Fujitsu 50 polësh, një  IPAD Apple, 2 lap-topë si edhe  një orë dore të shtrenjtë të markës Lorenz.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: