Dhimbja e shpinës, si mund të kurohet

Postuar: 26/01/2012 - 00:00

 

“Oh dhimbja ime e shpinës”, është një prej ankesave më të zakonshme që dëgjojnë mjekët. Në fakt, nga dhimbja e shpinës ankohen shumë njerëz të të gjitha moshave dhe gjendjes ekonomike e sociale. Ajo është me të vërtetë një problem i përgjithshëm. Instalimi brutal i dhimbjes konstatohet në përgjithësi pas një sforcimi fizik të dhunshëm, një lëvizje rrotullimi ose përkulje të theksuar të trungut. Por mund të ndodhi edhe kur drejton shtyllën kurrizore, ose ngre pesha të rënda. Menjëherë i sëmuri bllokohet dhe dhimbja mund të acarohet nga lëvizja më e vogël.

Shkaqet         

Shkaqet e dhimbjes së shpinës janë të shumta dhe të ndryshme: 

 

·         Sëmundje të kolonës, qofshin inflamatore reumatizmale apo infeksionet me qelb, si abscesi i shtyllës kurrizore me natyra të ndryshme.

·         Infeksionet kronike të kockave si osteomielitet, e sëmundja e brucelozës.

·         Dhimbja e shpinës ndodh dhe tek gratë me barra të përsëritura, kur kanë dhe rritje të peshës trupore.

·         Rrëshqitja e rruazave të shtyllës kurrizore jep gjithashtu dhimbje shpine.

·         Një nga shkaqet e dhimbjeve të shpinës është obeziteti (dhjamosja), 

·         Defektet e lindura të shtyllës kurrizore (si shtrembërimi i saj), mund të japin dhimbje të shpinës.

·         Tumoret e shtyllës kurrizore dhe të palcës së kurrizit.

·         Edhe osteoporoza është një ndër sëmundjet që i shkakton këto dhimbje.

·         Hernia diskale është shpesh shkaktari i këtyre dhimbjeve.

·         Jo rrallë dhimbja e shpinës mund të ndodhi dhe në krizat e veshkave, të cilat nuk duhet t’i ngatërrojmë me sëmundjet e shtyllës kurrizore.

·         Mbi ngarkesa në punë

·         Traumat janë një ndër shkaqet shumë të shpeshta. Tek mjeku paraqiten pothuaj çdo ditë pacientë me këto lloj dhimbjesh për shkak të traumave të ndryshme në punë, në rrugë, për shkak të aksidenteve, dhe të rrëzimeve etj.

·         Edhe tek personat me gjendje të dobët fizike konstatohen dhimbje të shpinës.

·         Sëmundjet inflamatore si poliartriti reumatoid. Nga këto lloj dhimbjesh ankohen zakonisht gratë e reja 25 – 45 vjeç tek të cilat shfaqet më tepër kjo lloj sëmundje që duke qenë se prek shumë kyçe, mund të preki dhe kyçet që bashkojnë rruazat e kurrizit.

Ndodh që nga një ndrydhje e lehtë e shtyllës kurrizore të instalohen dhimbje, të cilat kalojnë edhe pa u lidhur me mjekun, mjafton një regjim shtrati për 24 – 48 orë. 

 

Sidoqoftë diagnoza dhe trajtimi i dhimbjeve të shpinës janë shpesh jo shumë të komplikuara dhe në shumë pacientë trajtimi i kujdesshëm iu heq dhimbjet dhe iu lejon kryerjen e aktivitetit jetësor normal, mjafton që ky i fundit të paraqitet tek mjeku dhe të parashtrojë ankesat e tij, të shpjegojë mirë se si i kanë filluar dhimbjet, a ka patur temperaturë, si ka fjetur dhe sa ka qenë në gjendje t’i shërbejë vetes.

Nuk është nevoja të bëhen interpretime të shkakut të dhimbjeve pa u lidhur me mjekun. Mundësia e mjekimit sot është plotësisht e siguruar, mjafton që të vihet diagnoza dhe të përcaktohet natyra e dhimbjeve.

Trajtimi

Në rastet kur dhimbja është shkaktuar nga trauma të lehta mjafton:

·         Qetësia e pacientit domethënë shtrirja e tij në një shtrat të fortë,

·         Qetësues për dhimbjet dhe medikamente antireumatizmale.

·         Nganjëherë kur mjeku e shikon të arsyeshme mundet të aplikohet anestezia lokale.

·         Në proceset inflamatore jepen antibiotikë dhe antiinflamatorë

·         Mjeku kurues mundet të rekomandojë dhe aplikim të fizioterapisë.

·         Këshillohen ushtrime të thjeshta të cilat mund të kryhen fare mirë në kushte shtëpie.

·         Të mjekohet osteoporoza në qoftë se konstatohet se ajo është shkaku i dhimbjeve të shpinës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

F40 ishte makina e parë e prodhuar në gjendje të kapte 200mph kur doli në vitin 1987.

Aktorët e Disneyland duhet të respektojnë një sërë rregullash.

Serialet turke janë shndërruar në të preferuarit e shqiptarëve, ku i ndjekin me shumë dashuri për tematikat që trajtojnë.

Tenistja e njohur Simona Halep, e cila është shpallur edhe kampione për femrat gjatë turneut Shenzen, ka zbuluar gjatë një deklarate se n

Modelja Jo Marney, e dashura e një deputeti britanik të djathtë ka dërguar disa mesazhe fyese ndaj të fejuarës së princit Harry, Meghan M

Fakti që është një nga vendet më të pasura, nuk do të thotë që nuk ka lypës.

Një modele 18-vjeçare italiane ka nxjerrë në ankand virgjërinë e saj.

Një incident i vogël ka ndodhur në shkallët e kuvendit ku ‘pre’ e ‘syrit të keq’ ka rënë një nga deputetet e Partisë Demokratike.

Dy vjet më parë, një rast shkaktoi një tronditje: dy vajza nuk morën nënshtetësinë zvicerane për shkak se refuzuan mësimet e notit, shkru

   Takat e larta dhe shkallët e lagura nga shiu duket se nuk janë kombinimi më i mirë për një deputete.