Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë

16/04/2012 - 00:00

 

Çdo vit, shumë persona janë të detyruar të bëjnë një transfuzion gjaku dhe ata janë të varur nga dhuruesit e gjakut, ndërkohë që nevoja për gjak shtohet gjithnjë e më shumë. Aktualisht, po studiohet një projekt i rëndësishëm për krijimin e gjakut artificial, duke u nisur nga qelizat embrionale njerëzore.

Një ekip parisien, i kryesuar nga profesori Lyk Duai, e ka provuar këtë metodë te një vullnetar, njëkohësisht dhurues i qelizave embrionale dhe marrës i rruazave të kuqe. Qelizat embrionale janë marrë nga palca qelizore e dhuruesit e pastaj janë kultivuar në një mjedis të përshtatshëm, të pasur me faktorë rritës. Tre javë më vonë, efekti i marrë ishte ai që pritej: Këto qeliza, të shumëfishuara, u bënë rruaza të kuqe, të gatshme për transfuzion.

Pastaj, me shumë sukses, me një efikasitet të krahasueshëm me atë të një transfuzioni klasik, është zhvilluar autotransfuzioni. Rruazat e kuqe janë injektuar në gjakun e vullnetarit dhe kanë qenë po aq jetëgjata sa rruazat e kuqe "klasike". Kjo metodë eviton problemet me mungesën e gjakut që vjen nga dhurimi e infeksionet virale e për pasojë, është edhe një hap i rëndësishëm përpara i mjekësisë moderne.

Ky studim duhet të ndiqet nga të tjerë, në shkallë më të gjerë. Mendohet që në vend të qelizave embrionale të nxjerra nga shtylla kurrizore, të përdoren qelizat e gjakut të kërthizës, si një alternativë efikase dhe e shpejtë, duke u nisur edhe nga aftësia e tyre e madhe e shumëzimit. Atëherë, po shkohet drejt një burimi gjaku pa kufi? Ndërkohë që jemi në pritje, ende nevojiten dhuruesit e gjakut.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Donald Trump po akuzohet për kryerjen e një gjesti të turpshëm ndaj austronautes Jessica Meir, menjëherë pasi kjo e fundit e k

Universitetet dhe kolegjet sa vijnë dhe i zgjerojnë mundësitë akademike me lëndë nga më të ndryshmet.

Grande Pyramide K 2019 (Piramida e Madhe K 2019), një projekt për të cilin është punuar në mënyrë sekrete prej 6 vitesh sjell në dritë nj

Ndodh që të gjithë ta gjejmë veten në një periudhë të vështirë, por ajo që nuk duhet të bëhet kurrë është të dekurajohemi dhe të lëshojmë

"Maleficent: Mistress of Evil" i Walt Disney rrëzoi nga froni filmin "Joker", duke siguruar vetëm gjatë fundjavës 36 milionë dollarë në S

Temperaturat e larta që po shoqërojnë vendin tonë gjatë gjithë muajit tetor, kanë bërë që në Durrës plazhi të mos stopojë ende.

Duket se fiksimi më i ri i "Instagram"-it është një dhe i vetëm: shkallët e Joker-it.

Princ Harry ka pranuar tensionet me vëllain e tij, William!

Një playboy me një dëshirë të pamatë për makinat dhe gratë, Matteo Messina Denaro di si të dallojë nga turma.

Blogerja Estela Ujka ishte së fundmi e ftuar në shfaqjen e organizuar nga ORAT, për fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri.