Kafeja kuron sindromën e syve të thatë

01/09/2012 - 00:00

 

Filxhani i kafes së mëngjesit jo vetëm që mund të na zgjojë dhe zbukurojë fillimin e ditës, por edhe mund të na mbrojë nga sindroma e syve të thatë pohojnë hulumtuesit japonezë. Sindroma e syve të thatë ose kseroftalmia është gjendje e sekretimit të pamjaftueshëm të lotëve, të cilët lagin, ushqejnë dhe mbajnë shëndetin e syve dhe me këtë mundësojnë edhe shikimin. Personat me këtë sindromë nuk krijojnë mjaft lot ose janë të kualitetit të keq.

Më së shpeshti të prekur nga kjo sindromë janë personat e moshës mbi 50 vjeç. Si pasojë sytë janë të kuq, të thatë dhe të irrituar, të prirur ndaj inflamacioneve, ndërsa rasti më serioz i kseroftalmisë mund të dëmtojë sipërfaqen e syrit dhe me këtë edhe vetë shikimin. Zgjidhja më e shpejt për sytë e thatë janë të ashtuquajturit lotë artificialë, por ekspertët kanë përcaktuar se si kafeina mund të veprojë në mënyrë mbrojtëse kundër zhvillimit të kësaj sindrome.

Hulumtuesit japonezë kanë studiuar ndikimin e kafeinës në vëllimin e lotëve. Për këtë ata i kanë ndarë të anketuarit në dy grupe: një grup kanë konsumuar tableta me kafeinë gjatë kohës së testimit të parë dhe placebo gjatë kohës së testimit të dytë.

Të anketuarit e grupit të dytë kanë pirë tabletat e njëjta, por vetëm me radhë të kundërt. Askush nga ata nuk ka pirë pije me kafeinë gjashtë ditë para hulumtimit dhe nuk kanë qenë të sëmurë nga sindroma e syve të thatë ose glaukoma. Gjithsej 45 minuta pas konsumimit të tabletës, është matur vëllimi i lotëve të të anketuarve. Statistikisht është vënë re rritje e konsiderueshme e vëllimit të syve te të anketuarit të cilët kanë konsumuar tabletën e kafeinës në krahasim me grupin e placebos, ndërsa variacionet gjenetike në metabolizëm të kafeinës po ashtu kanë ndikuar në krijimin e lotëve.

“Nëse konfirmohen me studime të tjera, zbulimet tona për kafeinën mund të jenë të dobishme në shërimin e sindromës së syve të thatë, por aktualisht do t’ua sugjeronim konsumimin selektiv personave që janë më së shumti të ndjeshëm në efektin stimulues të kafeinës”, ka këshilluar dr. Reiko Arita, në përfundim të studimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti Selami Jenishehri ka lënë gojëhapur të gjithë publikuan teksa është shfaqur me një model të ri flokësh.

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, që njihet ndryshe me emrin e artit Stresi, ndodhet prej kohësh në një raport të komplikuar me bukuroshen

Masat e forta shtrënguese të marra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar dhe “infektuar” disa nga sektorët e ekono

Një mjek i cili nuk ka përdorur sapun dhe shampo për 4 vite i ka lënë gojëhapur të gjithë teleshikuesit në New York.

Muzeu i Luvrit, i cili shumëfishoi ofertën e tij në internet dhe rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit, u mbështet masivisht nga 10,5 m

Me këtë pamje të re, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është shfaqur për herë të parë në vitin 2003 kur sapo ishte transferuar tek Manch

Tatler, një revistë britanike, publikoi disa informacione në lidhje me mënyrën si Kate Middleton po përballon situatën e tanishme, që mes

Kylie Jenner ka treguar edhe njëherë asetet e saj me bikini nga karantina. Ajo e ka postuar pothuajse përditë foto të nxehta nga vetizoli

Dhëndri i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, sipërmarrësi Angjelin Serreqi është vendosur në fokus të një shkrimi të publikuar