Mozaiku i amfiteatrit, në mëshirë të fatit

03/09/2012 - 00:00

 

Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966. Të dhënat më të rëndësishme për ekzistencën e amfiteatrit i ka dhënë historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti në shek. XVI, i cili shkruan se në Durrës “ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme”. Amfiteatri është zbuluar nga Vangjel Toçi.

Më vonë, aty kanë zhvilluar ekspedita edhe arkeologët Lida Miraj dhe Afrim Hoti. Sipas historianëve Hasan Ulqini dhe Ilir Xaxa, pas shekullit V, kur ndeshjet mes gladiatorëve u ndaluan, Amfiteatri u kthye në varrezë dhe nën shkallaret e tij u ndërtuan disa kapela me afreske dhe mozaikë, njëra prej tyre e ruajtur në gjendje të mirë.

Duke iu referuar gjendjes së mozaikut, autorët thonë: "Në faqet anësore të mureve ka një mozaik me vlera të veçanta artistike dhe historike. Në fund të viteve 1960 për zbulimin e amfiteatrit janë zhvendosur 50 familje dhe janë prishur 33 banesa private. Ekspeditat intensive janë zhvilluar në vitet 1967-1970. Amfiteatri i Durrësit ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në fund të shek. I p.K., në periudhën e perandorit Hadrian. Amfiteatri ndodhet në qendër të qytetit dhe 350 metra larg detit në drejtimin jugor.

Ndërtimi i tij fillon në rrafshin e arenës në kuotën 5.50 metra mbi nivelin e detit. Dy të tretat e tij mbështeten në kodër. Boshti i madh i amfiteatrit është 127 metra, ndërsa boshti i vogël 103 metra. Përmasat e arenës me formë ovale janë përkatësisht 63 dhe 39 metra. Për kohën e ndërtimit të këtij mozaiku ka mendime të ndryshme.

Zbuluesi i Amfiteatrit, arkeologu Vangjel Toçi e vendos në shekullin e IX duke u nisur nga një mbishkrim i perandorit Aleksandër (në një nga paretet qendrore të mozaikut). Të tjerë në shekujt e VI, VIII, X. Diskutimet për datimin e tij vazhdojnë edhe sot. Galeritë e amfiteatrit janë shfrytëzuar disa herë si vende ekspozitash arkeologjike, ndërsa në vitin 2004 e më pas janë organizuar disa spektakle artistike.

Durresi i vjeter (CLICK):Mozaiku i reziston shekujve dhe ne e prishim brenda 20 viteve.

Dhurata Facchi Mrosini:E kanë mendjen të bëjnë vetëm pallate vend e pa vend. Kush ta bëjë më të lartë, që t’i numërojnë yjet, se mos i ka ikur ndonjëri. I hikshin mendt çin e ma çin. Do bëhen të pasur me tullat, se tulla kanë edhe në kokë. MOZAIKET janë THESARE. Pasurojnë me dekoret e tyre turizmin. Po zaten u ulën sitat, u ngritën satacet, që nuk marin vesh nga kultura . I zënçin trut myshk, se tek sytë i ka dalë me kohë. Sa trishtim kur e shoh në këtë gjendje.

Ana Kertusha Gjepaliova:Sa ishte gjallë Vangjel Toçi, Amfiteatri i Durrësit ishte në gjendje shumë të mirë. Por kur qeverisin injorantët kështu do katandiset.

Reklama Italia:  Më vjen shumë keq për këtë vlerë të pa imagjinueshme. Nga kjo anë Durrësi është për të vënë duart në kokë.

Mimoza Saliaj:Më dhemb shpirti për këto vlera historike. Rrugët bëhen edhe plehrat sistemohen, por këtyre veprave si do i vejë halli. Ky është një nga mozaikët më të mrekullueshëm që janë zbuluar.

Iljaz Bajraktari:Bota i ka krenari këto vepra, ne i kemi dhe nuk i nxjerrim në pah. Ai ambient duhet të izolohet klimatikisht me norma të përcaktuara të lagështirës dhe temperaturës.

Hektor Torihek:  Kam lexuar se në 2010-ën është bërë restaurimi i tij me një fond modest prej 170.000 lekësh. Një grup specialistësh të Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me kolegë të Durrësit, nën drejtimin e restauratorit Agron Islami punuan për një javë mbi objektin e dëmtuar. Islami thotë se ekipit i është dashur që të punojë me shumë kujdes, pasi është një mozaik me rëndësi të veçantë për kulturën kombëtare.  Pjesa e degraduar e mozaikut u pastrua fillimisht nga myshqet dhe likenet dhe u ndërhy aty ku mozaiku krijon kontakt me murin e kapelës bizantine ku është konstruktuar. Restauratori Agron Islami thotë se priten fonde të reja për një ndërhyrje më të plotë në sipërfaqen e dëmtuar, deri sa të bëhet e dukshme pothuajse i gjithë kompozimi i objektit. Ndërhyrja e 2010-ës ka qenë për emergjencë. Ka ardhur koha që të reagojmë dhe kjo që po bëjmë nuk është pak. Le të flasim dhe këtu, më vonë dhe në shesh. Dhe kjo mendoj që të bëhet pikërisht më 28 nëntor, për të treguar se si na gjeti ky 100 vjetor. Jemi bërë turpi i Ballkanit!

Mimoza Saliaj:per 2 vjet u katandis në këtë gjendje Amfiteatri? Mbase kanë shkulur vetëm barishtet.

Arian Myrto:  Atë punë as mos e mendoni që mund ta bëni ju o kalamaja. Në rradhë të parë ajo nuk është pikturë, është mozaik dhe duhen ekspertë që të merren e mundësisht nga jashtë. Për mendimin tim ajo që duhet të bëni ju është që të gjeni paratë për të paguar restaurimin. Nëse për të pastruar barin rreth e rrotull e quani restaurim, atëherë vij dhe unë me një lopatë në dorë dhe ju jap një ndihmë. Mendoj se janë disa monumente të tilla që lëngojnë. Është mozaiku “Kali i zi” që hapet e mbulohet sa herë që ndodhet afër dispancerisë së vjeter. Mozaiku te Pallati i Sportit “Vajza e Durrësit, Muri rrethues i kalasë, Forumi Bizantin (rotonda), Banesa "Aleksandër Moisiu", Hamami Mesjetar, Termat Antike (poshtë Teatrit "Aleksandër Moisiu"), Pusi Top – Hanes, Çisterna Mesjetare (pranë Varrezave të Dëshmorëve), Kalaja te Kepi Rodonit Xhami Fatih, Banesa 115, Mozaiku pranë depos së ujit, Muri Porto – Romane. Duhet të shihni vetëm muzeun e ri arkeologjik që është bërë si rrënojë në mes të gjithë atyre pallateve të reja me mermer e luks, supozohet që aty të strehohen të gjitha gjetjet arkeologjike dhe të paktën t vihen disa roje për mirëmbajtje. Nuk din nga ta kapësh djema e vajza.

Keidi Sejdiu:Problemi i Amfiteatrit është edhe më i gjerë. Por në mëshirë të fatit janë lënë dhe shumë objekte të tjera, sikurse është Banesa "Aleksandër Moisiu", ku një pjesë e kostumeve 150 vjeçare janë të pa izoluara në xham dhe prishen çdo ditë nga mola dhe myku. Kostoja për sistemimin e tyre është shumë herë më e vogël. Unë personalisht punoj aty prej pak kohësh dhe të them të drejtën turistët e vetëm që e vizitojnë janë disa të huaj, 2-3 klasa nxënësish që e vizitojnë në fund të shkollës dhe vetëm 2 durrsakë emigrant. Sa për ndjenjën e qytetarisë e kemi humbur, sidomos ne brezi i ri, por asnjëherë nuk është vonë për të bërë një kthesë dhe për të ecur përpara. Besoj se duhet vlerësuar iniciativa dhe kthimi në vëmendje i vlerave të qytetit tonë.

Noela Yzeiri:Ka një agjenci që quhet "Agjencia e Shërbimit Arkeologjik", e cila ka për detyrë ruajtjen dhe rivitalizimin e të gjitha pasurive monumentale, por efiçensa e këtij institucioni nuk arrin as tek të paktën "vëzhgimi". Është shumë e drejtë të kërkosh restaurimin e këtij mozaiku. Në këtë kohë ku merren sa më shumë leje ndërtimi dhe monumentet fundosen në nëntokë është një luks të pretendosh diçka të tillë. Jane një sërë institucionesh që duhet të koordinohen, ose më saktë që duhet të bëjnë detyrën lidhur me monumentet: Ministria e Kulturës, ASHA, Instituti i Muzeut Arkeologjik, Bashkia, Agjencia e Planifikimit dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, të cilat e kanë në thelb detyrë funksionale ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë, kuptohet, në bazë të një ligji të posaçëm me po të njëjtin emër. Por meqënëse ju jeni një forum, bëni lobing që të ndërgjegjësohen këto institucione. Se për të shkulur apo hequr gramin ka punonjës bashkia dhe komunalja.

Vali Leart: Kam përshtypjen se gjendja nuk është siç paraqitet nga disa. Kuptohet në varësi të vizitës së fundit që secili ka bërë në Amfiteatër. Në verën e 2010-ës u bë një ndërhyrje pastrim-konservimi në mozaikun e kapelës së Amfiteatrit. Kushtet atmosferike dhe mikroorganizmat e favorizuara nga lagështia kanë dëmtuar ndër vite një pjesë të madhe të mozaikut mural që u zbulua në fund të viteve 60’. Pastrimi largoi një pjesë të mirë të mykut, po nevoja për restaurim mbetet emergjente. Ende ministria nuk ka lëvruar të gjithë fondin për Muzeun Arkeologjik, që vazhdon të qëndrojë i mbyllur.

Kujtim Timi Turkeshi:Miqtë e mi, Durrësi ka shumë mjeshtra që do të linin shpirtin në një periudhë tjetër për ta kryer këtë restaurim, por jo sot (besoj më kuptoni drejtë). Më besoni që do t’i kish zili kushdo në botë për mjeshtrinë e tyre, ndaj mjafton një fushatë për këtë gjë dhe një kuti xhami e madhe, shumë e madhe në galerinë ''Nikolet Vasia'', për të mbledhur kontribute të njoma, pastaj ato që dijnë ta bëjnë këtë punë janë pikërisht aty, në mes të qytetit, veç u duhet dhënë kontributi i merituar nga të gjithë ne. Nuk duhen vendosur kufinj, por duhet vizion i drejtë. Kurrë nuk do të mjaftojnë paratë e Ministrisë, veç ne qytetarët e saj. Mos prisni kurrë rezultat nga ''ATA'', identitetet ndërtohen nga vetë pjesëmarrësit në komunitete. Ne jemi të zotët e Durrësit dhe në konceptin modern, sidomos sot, kushdo do të kontribuonte. Duhet ndërtuar në tavolinë një koncept i drejtë, por që të ketë kuptim, pa inate, pa kundër-kërkujt. Ne duhet të ndërtojmë imunitetin tonë, por dora-dorës dhe me shumë kujdes. Mos u endni në biseda kafeneje, por le të fillojmë të ndërtojmë heshturazi dhe me dukje një ''ULËRIMË''. Më besoni që nuk i përkas kufinjve kohore, ndërsa jam për koncepte që fillojnë ndërtime të drejta, pastaj koha është në fuksion të gjurmëlënieve. Idealet, liria, identiteti, grevat, mosbindje civile e ku di unë nga këto gjëra, janë nocione për përplasje, për kundërshti, për shkarkime energjish me apo pa kuptim. Në kohët tona duhen edhe këto, por më shumë duhen aksione që kanë funde të drejta, prandaj mendoj më shumë për përplasje idesh, në të mirën e qytetit tonë. E kemi mundësinë për t'u mbledhur të gjithë kushdo e ndjen, në një mbledhje virtuale. Kurdo ta ndjeni, është koha për të ndërtuar me mend diçka që ka të bëjë me ardhmërinë e identitetit tonë. Jam shumë dakord që s'duhet heshtur!!! Unë do t’u jem kurdo në krah, kam shumë e shumë respekt për grupimin tuaj. Qoftë fillimi i pambarimtë në të mirën e Durrësit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dukesha, Kate Middelton dhe Princi William kanë nisur turin e tyre në Pakistan.

Është cilësuar si fëmija më e bukur në botë dhe vjen nga Rusia.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur për gjermanët.

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Një funeral tepër i pazakontë në Irlandë ka kaluar nga lotët e zisë tek të qeshurat.

Ermal Mamaqi na ka treguar se filmi i tij i ri "I love Tropoja" është gati dhe shumë shpejt do të shfaqet në kinematë tonë me nisjen e vi

Një grup prej 80 shkencëtarësh kanë udhëtuar drejt Siberisë për të hetuar efektet e shkrirjes së akullit të përhershëm të Arktikut Lindor

Një mësuese e shkollës fillore në Queensland të Australisë i ka rënë të fikët në klasë pasi shkoi e dehur në mësim.