Sëmundjet e zemrës

21/05/2012 - 00:00

 

Zemra, ky organ kryesisht muskulor, pompon gjak në të gjithë trupin me një shpeshtësi që në kushte qetësie është rreth 60-80 herë/minutë. Gjatë kohës që furnizon të gjitha organet me oksigjenin e domosdoshëm, ajo ndjen nevojën për t’u ushqyer edhe vetë me gjak. Enët e gjakut që ushqejnë vetë zemrën quhen arterie koronare (ose “damarët” në gjuhën popullore). 

Bllokimi i këtyre enëve quhet Sëmundje e Arterieve Koronare (SAK). 
Në varësi të gradës, tipit dhe vendit të ngushtimit shfaqen edhe simptomat, nga të lehta deri në më të rëndat. Ato mund të provokohen nga një sforcim fizik ose psikik i caktuar dhe në rastet më të rënda shfaqen edhe në kushte qetësie. 

Njerëzit e mirëinformuar mund të mbrohen, madje edhe ta parandalojnë krizën e zemrës. Kurse njerëzit e painformuar janë të pambrojtur dhe kanë rrezik më të lartë të humbjes së jetës në rastet e krizës së zemrës. 
Disa nga shenjat paralajmëruese për sëmundjet e zemrës janë: 

• Dhimbje në mes të gjoksit, shtypje dhe shtrëngim gjoksi që zgjat disa minuta e shoqëruar me gjendje ankthi 
• Dhimbje gjoksi që përhapet në shpatulla, qafë, krahë dhe që shtohet gjatë sforcimeve fizike 
• Marrje mendsh e shoqëruar me përzierje, gjendje të fikëti dhe dobësie trupore, djersë të ftohta. 

Çarja e aortës

Çarja e aortës është një gjendje kërcënuese për jetën, e karakterizuar nga gjakderdhje në brendësi dhe përgjatë mureve të aortës, vazës së gjakut me madhësi më të madhe që del nga zemra.
Çarja e aortës ndodh afërsisht me një shpeshtësi 2 individë në 10000. Mund të prekë këdo, por ndodh më shpesh në meshkuj të moshave 40-70 vjeç.
 

Shkaqet 

Çarja e aortës shpesh ndodh nga një dëmtim në murin e brendshëm të aortës. Kjo zakonisht ndodh në zonën torakale të aortës, por mund të ndodhë në zonën abdominale të saj.
Aorta ka disa degë përgjatë të cilave qarkullon gjaku. 
Çarja klasifikohet si tip A dhe B, në varësi se ku fillon dhe ku mbaron demtimi.
Tipi A fillon në pjesën fillestare (ngjitëse) të aortës dhe në mënyrë të veçantë lëviz në një pjesë tjetër të kraharorit.
Tipi B fillon në pjesën e fundit (zbritëse) të aortës dhe lëviz poshtë në abdomen.
Kur gjakderdhja fillon, ajo krijon dy kanale: një në të cilin gjaku ecën dhe tjetri ku gjaku rri në vend dhe grumbullohet. Duke u rritur çarja e aortës, kanali me gjakun e palëvizshëm rritet dhe shtyp degë të tjera të aortës.
Një çarje aorte mund gjithashtu të zgjerojë dhe rrisë një lumen aorte dhe të krijojë aneurizëm të saj.
Shkaku ekzakt është i panjohur, por rreziqet përfshijnë arterosklerozën dhe presionin e lartë të gjakut. Dëmtimet traumatike janë shkaqet më madhore të çarjes së aortës, në mënyrë të veçantë traumat jo penetruese të kraharorit që vijnë sidomos nga aksidentet automobilistike.

Rreziqe të tjera të lidhura me zhvillimin e çarjet të aortës janë:

• Bikuspidia e valvulës të aortës;
• Koarktacioni i aortës;
• Kirurgjia e zemrës;
• Shtatzania;
• Sindroma e Marfan
 

Simptomat

Simptomat zakonisht fillojnë në mënyrë të papritur, me dhimbje të forta kraharori. Dhimbja mund të ndihet nën brinjë, të përhapet nën dhe përgjatë shpatullës ose në zonën e kurrizit. Në disa raste mund të përhapet në qafë, krah, nofull, dhe deri në ekstremitetet e poshtme. 
Zakonisht kur dhimbja përhapet në krah ose në këmbë çarja e aortës përkeqësohet.
Simptoma të tjera mund të jenë: konfuzion, çorientim, ulje të lëvizshmërisë dhe të ndjeshmërisë në pjesë të ndryshme të trupit, marrje mendsh, tharje goje, etje, të fikët, të vjella, zbehje, takikardi, shkurtim dhe vëdhtirësi në frymëmarrje, etj.
 
Testet dhe ekzaminimet 

Ekziston nje diferencë e presionit midis krahut të majtë dhe të djathtë, ose midis gjymtyrëve të sipërme dhe te poshtëme. Mund te kemi një ulje te presionit te gjakut, fryrje të venave te qafës dhe shenja që ngjajnë me një atak kardiak. Mund të shfaqen dhe shenjat e shokut, por me një presion gjaku normal.
 
Trajtimi

Qëllimi i trajtimit është të parandalohen ndërlikimet.
Tipi A i çarjes kërkon kirurgji, rregullim dhe zëvendësim të zonës së dëmtuar të aortës, tipi B mund të kurohet me mjekim medikamentoz.
Medikamente që ulin presionin e gjakut mund të përshkruhen dhe të jepen në rrugë venoze.

Parandalimi 

Trajtimi adekuat dhe kontrolli i aterosklerozës dhe i presionit të lartë të gjakut mund të ulë riskun për disekim të aortës. Medikamente si bllokuesit e receptorëve te angiotenzinës, inhibitorët e ACE dhe beta bllokuesit mund te ulin këtë risk.

 

Prova ushtrimore - Kryqëzimi ku kalojnë rrugët e diagnostikimit të sëmundjeve kardiovaskulare

 

Ushtrimi fizik është metoda më fiziologjike e stresit që përdoret për të zbuluar çrregullimet kardiovaskulare, të cilat nuk janë të pranishme në qetësi. Gjithashtu ato përcaktojnë gjendjen e funksionit të zemrës. Elektrokardiograma ushtrimore (EKG-U) është një nga mënyrat joinvazive të përdorura më shpesh, për të vlerësuar pacientët me sëmundje të dyshuar apo të provuar kardiovaskulare. Prova ushtrimore përdoret kryesisht për të vlerësuar prognozën dhe për të përcaktuar aftësinë funksionale të zemrës, mundësinë dhe shtrirjen e sëmundjes së arterieve koronare si dhe efekshmërinë e trajtimit të sëmundjes.

Zemra është motori i qarkullimit të gjakut. Detyra e saj është të furnizojë me gjak, pra me oksigjen dhe lëndë ushqyese të domosdoshme për një funksionim normal, të gjithë organizmin tonë. Kërkesat e organeve të trupit ndryshojnë sipas gjendjes së tyre. Kështu nëse vrapojmë, muskujt kërkojnë një sasi më të madhe gjaku për të rregulluar metabolizmin e tyre. Pasi ushqehemi, një sasi e madhe e gjakut drejtohet në stomak dhe zorrë, për të shtuar tretjen dhe përthithjen e ushqimeve. Gjatë një testi të vështirë në shkollë, truri merr prioritetin kryesor të furnizimit. E kundërta ndodh nëse qetësohemi apo flemë. Pra puna e zemrës nuk është konstante por në përshtatje të vazhdueshme me nevojat e organizmit. Në kushtet e qetësisë zemra punon me një kapacitet funksional bazal, i cili është i aftë të rritet në rastet e sforcimit fizik apo psiko-emocional, kur asaj i duhet të përballojë një ngarkesë më të madhe për të ruajtur ekuilibrin kërkesë-ofertë. Një zemër normale këtë e realizon nëpërmjet disa mekanizmave kompensatore, si rritja e shpeshtësisë së rrahjeve dhe rritja e forcës së tkurrjeve. Njerëzit këto fenomene i përshkruajnë si psh “më rreh zemra shpejt ose fort”. Në mënyrë që zemra të ketë një funksion normal, duhet që integriteti i saj anatomik (dhomat, valvulat) dhe fiziologjik (qarkullimi koronar, përçimi elektrik) të jetë i plotë dhe mirëfunksionues.
Në fazat e hershme të shumicës së sëmundjeve kardiovaskulare, zemra arrin të furnizojë organizmin me sasinë e nevojshme të gjakut, por ajo është e paaftë të rrisë punën e saj në varësi të këtyre nevojave në kushtet e stresit. Prandaj vendosja e organizmit, domethënë edhe e zemrës në këto kushte, do të ishte një mjet i vlefshëm diagnostikues i sëmundjeve kardiovaskulare që në fillesat e  tyre, me qëllim që ndërhyrjet në kohën e duhur të kenë përfitim sa më të madh.  

KUSH MUND TA KRYEJË PROVËN USHTRIMORE?

   • Personat me ankesa sugjeruese për sëmundjet kardiovaskluare 
   • Persona asimptomatikë me rrezik të lartë për sëmundje kardiovaskulare
   • Pacientë pas trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare
   • Pacientë para ndërhyrjeve kirurgjikale jo-kardiake

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Donald Trump po akuzohet për kryerjen e një gjesti të turpshëm ndaj austronautes Jessica Meir, menjëherë pasi kjo e fundit e k

Universitetet dhe kolegjet sa vijnë dhe i zgjerojnë mundësitë akademike me lëndë nga më të ndryshmet.

Grande Pyramide K 2019 (Piramida e Madhe K 2019), një projekt për të cilin është punuar në mënyrë sekrete prej 6 vitesh sjell në dritë nj

Ndodh që të gjithë ta gjejmë veten në një periudhë të vështirë, por ajo që nuk duhet të bëhet kurrë është të dekurajohemi dhe të lëshojmë

"Maleficent: Mistress of Evil" i Walt Disney rrëzoi nga froni filmin "Joker", duke siguruar vetëm gjatë fundjavës 36 milionë dollarë në S

Temperaturat e larta që po shoqërojnë vendin tonë gjatë gjithë muajit tetor, kanë bërë që në Durrës plazhi të mos stopojë ende.

Duket se fiksimi më i ri i "Instagram"-it është një dhe i vetëm: shkallët e Joker-it.

Princ Harry ka pranuar tensionet me vëllain e tij, William!

Një playboy me një dëshirë të pamatë për makinat dhe gratë, Matteo Messina Denaro di si të dallojë nga turma.

Blogerja Estela Ujka ishte së fundmi e ftuar në shfaqjen e organizuar nga ORAT, për fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri.