Vaji i ullirit, i mirë për lëkurë dhe flokë

10/11/2012 - 00:00

 

Vaji është i lehtë dhe ushqen lëkurën. Thuhet që gjithashtu zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurën tuaj nga sapunët, uji me klor e gjithashtu edhe ndotësit kimik. Përmban antioksidant që mbrojnë lëkurën tuaj nga degjenerimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit. Thënë ndryshe të mbron nga mplakja. Këtë mund ta provoni fare lehtë në trupin tuaj.

Bëjini masazh vendeve ku keni lëkurë të fortë p.sh. rreth thonjve dhe lëkurës së bërrylit dhe gjunjëve. Që të keni rezultate, vaji i ullirit duhet të jetë i pastër, me fjalë tjera duhet të ketë të shkruar “extra virgin”, sepse ky lloj i vajit të ullirit është direkt nga shtrydhja e parë e ullirit. Fërkoni buzët e çara apo lëkurën e tharë me atë lloj vaji dhe shihni rezultatet.

Vaji gjithashtu ushqen flokët. Është në veçanti i dobishëm për flokë të yndyrshëm me zbokth. Ndiq një ritual një herë në javë të aplikimit të vajit të ullirit në flokë për 30 minuta dhe më pas mbulo flokët me peshqir të ngrohtë para se ti pastrosh me shampo. Në këtë mënyrë do t’i riparoni ndarjet në fund të flokut (mitilat) dhe flokët do të shkëlqejnë më shumë se kurrë. Vaji gjithashtu është shumë i mirë në trajtimin e flokëve të thara, flokëve të dëmtuara dhe të egërsuara.

Për të trajtuar këtë lloj floku vini një pikë vaj ulliri në shuplakën e dorës, fërkoni duart dhe më pas lëmoni fundin e flokëve për t’i hequr qafe fundet e egërsuara të flokut.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

DASHI: Nuk ka rëndësi nëse e takoni në rrugë, në bibliotekë, në spital apo duke pritur në radhë, nëse i ofron diçka për

Ish-mbreti belg, Albert II, ka pranuar se është babai i një gruaje të lindur nga një lidhje jashtëmartesore pasi u detyrua të jepte një k

Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të marrëdhënies me njëra-tjetrën.

Nga Italia, historitë e suksesshme të shqiptarëve si një dëshmi e integrimit të plotë të tyre në vendin fqinj, nuk janë të pakta.

Sipas një studimi të kryer së fundmi në Britani,  mosha e realizmit të qëllimeve dhe ambicieve konsiderohet 33 vjeç.

Policia holandeze zbuloi gjatë një koncerti rock-u vjedhjen e 30 telefonave celulare nga një person i cili i kishte fshehur në pantallona

Burime konfidenciale për "Daily Mail" kanë thënë se shkak për largimin e Princ Harry-t dhe Megan Markle nga pallati mbretëror është nëna

Një tjetër detaj i çuditshëm është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku kryefjala është padyshim aksidenti tragjik i legjendës së baske

Bryant la pas 3 vajza, një prej tyre vetëm 7 muajshe si edhe bashkëshorten Vannesa.

Kinematografët shqiptarë Samir Luma dhe Fejmi Dauti janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjal