Vetitë kurative të shegës

07/09/2012 - 00:00

 

Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i shegës) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Në të njëjtën kohë lëngu i shegës përdoret edhe në formë çaji.

Si përgatitet çaji?

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët.

Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.

Shega kuron

1-Sëmundjet e stomakut

2-Sëmundjet e zorrëve

3-Dhimbjet e barkut

4-Hemorroidet

5-Ënjtjen e bajameve

6-Acarimin e mishrave të dhëmbëve

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua shtatzënë është sulmuar për vdekje nga qentë në një pyll në veri të Francës, ku po ndodhte një gjueti.

Një javë më parë Venecia e Italisë u përfshi si rrallëherë nga përmbytje masive duke lënë pasoja dhe dëme materiale në qytet.

Ndërtesa ku lideri nazist Adolf Hitler lindi në Austri do të shndërrohet në një stacion policie, kanë njoftuar zyrtarët.

Për pjesën më të madhe të njerëzve, vendosja e pemës së Krishtlindjes shënon edhe fillimin e sezonit festiv, por për disa të tjerë mund t

Megjithëse thurja zakonisht konsiderohet një hobi i të moshuarve, ky aktivitet është jashtëzakonisht i dobishëm për këdo që është i stres

Në Danimarkë është çelur zyrtarisht sezoni i Krishtlindjes ndërsa në sheshin e Kopenhagenit është vendosur një pemë e dekoruar me rreth 3

Dukesha e Sussexit ka rrëzuar nga froni sipërmarrësen Kylie Jenner duke u kthyer në një nga femrat më me stil të këtij viti.

Turi për ti rënë botës përqark me motor nuk ka shkuar si duhet për një motoçiklist meksikan.

JLo flet në një intervistë të gjatë për edicionin e ardhshëm të Super Bowl Hlaftime Show 2020, ku do të performojë së bashku me Shakiran:

Mediat serbe e kanë marrë për provokim faktin se një firmë shqiptare ka nisur të shesë çokollata në vendin e tyre.