Fakte të çuditshme për lojtarët e Botërorit

09/07/2014 - 14:45

9 korrik 2014 - Ata janë njerëz të thjeshtë me një të shkuar të zakonshme, madje shumë prej tyre ndoshta nuk e kishin menduar se rrjedha e fatit do t’i kishte çuar në Kupën e Botës. Po flasim për disa nga lojtarët e Botërorit 2014, të cilët sjellin me vete në këtë kompeticion edhe historitë e tyre të çuditshme.

9- E nisim me sulmuesin e Sevillas, Carlos Bacca. Ai nuk ka pasur në plan për t’u bërë një futbollist profesionist. Në moshën 20-vjeçare, kolumbiani e shikonte të ardhmen në biznesin e peshkimit por edhe si shofer autobusi.

8- Neymar është i vetmi futbollist brazilian që ka pozuar për faqen e parë të revistës prestigjioze “Time”.

7- Mesfushori i Kamerunit, Alex Song ka një familje të madhe në vendin e tij të lindjes të përbërë nga 17 motra dhe 10 vëllezër.

6- Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren është i apasionuar edhe pas botës së modës, madje ai po punon prej vitesh edhe me firmën e tij quajtur “Rusell Brown”.

5- Mesfushori i Holandës, Memphis Depay ka pasur një pasion të fshehtë për muzikën madje përpara disa kohësh, trajneri i PSV, Fred Rutten i kërkoi të zgjidhte mes profesionit të DJ dhe futbollit.

4- Zvicerani Fabian Schar është një bankier i kualifikuar që e ka nisur karrierën nga Divizioni i Katërt.

3- Jordi Alba është një nga të paktët futbollistë të njohur që nuk ka një patentë për drejtimin e makinës. Pas publikimit të këtij lajmi, mbrojtësi spanjoll bën mirë të mos ulet në timon.

2- Vajza e Luis Suarez quhet Delphina, një emër që është anagrami ose më saktë rrjedh nga fjala “Anfield” që është edhe stadiumi i Liverpool-it.

1- Një shtëpi botuese në Spanjë ka futur në fjalorin publicistik një fjalë të re të bazuar te emri i Lionel Messit. Fjala është “Inmesionante” që në zhargonin e përditshëm do të thotë; Mënyra më perfekte për të luajtur futboll ose futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: