Federata italiane e futbollit, rregulla të reja për klubet

21/11/2014 - 00:12

20 nëntor 2014 - Nëse rregullat e reja të Federatës Italiane të Futbollit do të aplikohen sot, asnjë skuadër e Serie A nuk do të rezultonte brenda normave të lejuara. Sipas kuadrit të ri ligjor, 20 skuadrat e kategorisë më të lartë të futbollit italian, duhet të përbëhen nga 25 lojtarë përfshirë këtu të rinjtë nga ekipet zinxhir. Një shkurtim që në teori duhet të prekë rreth 80 lojtarë, të cilët duhet të largohen gjatë dy sesioneve të ardhshme të merkatos. Aktualisht, Serie A numëron 580 lojtarë dhe limiti do të jetë 500.  Dhe nuk përfundon vetëm këtu sepse 4 nga 25 lojtarët e çdo ekipi, duhet të vijnë nga ekipi i të rinjve, ndërsa 4 të tjerë duhet të jenë rritur dhe formuar profesionalisht në Itali. Duhe hedhur një sy nga skuadrat aktuale, shumë klube mund të përballen me vështirësi të mëdha. Psh. Verona dhe Chievo nuk kanë në përbërje asnjë lojtar të ardhur nga skuadra e të rinjve, ndërsa Napoli, Palermo, Parma, Sampdoria, Sassuolo, Torino dhe Udinese kanë më pak se katër. Ndërkohë, klube si Cesena, Fiorentina, Genoa dhe Roma kanë mbi 30 lojtarë në grup. Për Juventusin, çdo pengesë duket e kalueshme pasi grupi bardhezi numëron 27 lojtarë aktualisht, ndërsa Giovinco, Marchisio, Marrone e Mattiello janë rritur në ekipet zinxhir.

 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: