Flet grabitësi i bankës: Kisha borxhe bixhozi, më kërcënonin me jetë

10/07/2015 - 11:07

10 korrik 2015 – Gjykata e Durrësit la në burg Alban Dukën, 31-vjeçarin që dy ditë më parë grabiti bashkë me një tjetër person filialin e bankës Credins, në qendër të Durrësit.

Mësohet se 31-vjeçari ka thënë në sallën e gjyqit se grabitjen e kishte kryer për shkak të borxheve të shumta që kishte nga frekuentimi i lojërave të fatit.

Sipas grabitësit, personat që u detyrohej shuma të mëdha parash, e kishin kërcënuar me jetë në rast se nuk shlyente borxhet e marra.

Ndërkaq, një ditë më parë u arrestua dhe grabitësi tjetër, 43-vjeçari G.K., po nga Tirana.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: