Një pikë informacioni për udhëtarët e kroçerave dhe jahteve do të funksionojë gjatë gjithë sezonit turistik në portin e Durrësit.
Gjithçka është instaluar pasditen e së shtunës në sheshin pranë Drejtorisë Ekzekutive të APD-së, në kuadër të një projekti që mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Bashkë me Info-point-in turistik, një instalacion me 75 çadra shumëngjyrëshe do t'i urojë simbolikisht mirëseardhjen turistëve të huaj, që zgjedhin të vizitojnë Durrësin dhe qytetet historike të vendit.