Francë, pritja e gjatë e kapitenit durrsak të anijes “River King”

12/07/2013 - 20:41

Në foto: Luan Seiko, kapiteni i anijes (majtas) dhe Adlei, një nga dy marinarët, që iu bashkuan ekuipazhit kohët e fundit (foto: “Ouest-France”, 12 korrik 2013).

GRANVIL, 12 korrik 2013 –Anija greke River King, me ekuipazh shqiptar, flamur të shtetit të Belizes, është bllokuar në portin komercial që prej dy muajsh.

Luan Seiko, kapiteni i anijes greke River King, pret në portin francez të  Granvil-i (Granville) të Mansh-it në veri-perëndim të Francës, që prej datës 10 maj 2013.

Shkaku i bllokimit në port kishte të bënte me mangësitë e identifikuara në anije.

Pas një greve prej disa javësh kapiteni dhe ekuipazhi i tij morën rrogat e prapambetura.

Pastaj katër marinarë u kthyen në Shqipëri.

Kapiteni qëndroi në pritje të një ekuipazhi të ri dhe për të mundësuar largimin e anijes nga porti.

Pas dy javësh erdhën dy marinarë të rinj shqiptarë.

Kapiteni tani pret që pronari të dërgojë dy marinarë të tjerë, paguan plotësisht gazoilin (mijëra litra) dhe taksat portuale.

Objektivi: të shkojë në Shqipëri, raporton gazeta franceze Ouest-France e 12 korrikut 2013.

Çfarë ka ndodhur

Më 5 maj 2013, anija River King me flamur të Belizes, me pronar grek anijesh Ionian Marine Shipping, brokerues anglez Intrada Chartering dhe ekuipazh shqiptar, transportonte 900 tonë inerte, u akostua në portin e tregtisë së Granvilit.

Por më 15 maj u dokua në qendrën e sigurisë së anijeve (CSN: centre de sécurité des navires) për 15 mangësi serioze.

 Për këtë u ndalua që për një vit të mos prekte asnjë port evropian.

Megjithatë, do t’i duhet të çojë ngarkesën e saj në Britaninë e Madhe, Southampton.

Info/ Të dhëna për anijen “River King”

Lloji i anijes: mallrash gjenerale

Viti i ndërtimit: 1984

Gjatësi x gjerësi: 59 m x 10 m

Tonazhi: 1394 t

Shpejtësia e regjistruar (maksimale/ mesatare): 10.1 / 6.7 nyja

flamuri: Belize

shenja e thirrjes: V3QF3

IMO: 8324581, MMSI: 312312000

Pronar: Ionian Marine Shipping (Greqi)

Menaxhues transiti: Intrada Chartering (Britani)

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: