Franca stërvitet në sekret të plotë në “Qemal Stafa”

12/06/2015 - 15:21

12 qershor 2015 - Franca zhvilloi nën masa të rrepta sigurie stërvitjen e parë në “Qemal Stafa” në prag të ndeshjes së të shtunës me Shqipërinë. Trajneri Didier Deschamp nuk i lejoi gazetarët në stërvitjen e tij të parë në kryeqytet duke mbyllur dyert për mediat me forca të shumta sigurie që kishin rrethuar stadiumin për t’i garantuar qetësinë dhe privatësinë e kërkuar trajnerit të gjelave, që ja kushtoi këtë seancë skemave taktike që pritet të aplikojë në ndeshjen me kuqezinjtë në “Elbasan Arena”.

Të gatshëm për Deschamps ishin të gjithë futbollistët që ai kishte në dispozicion dhe seanca e stërvitjes zgjati rreth 60 minuta. Gjatë kësaj të premte, Deschamps ka parashikuar dhe një konferencë për shtyp, ndërkohë që stërvitjen e dytë kombëtarja e gjelave do ta zhvillojë po këtë të premte në orën 18:00.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: