Reperi i mirënjohur amerikan Chris Kelly (34 vjeç) i cili së bashku me kolegun e tij Chris Smith përbënin Hip Hop Duon “Kriss Kross” ka vdekur.

Ai është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete është dërguar në spitalin e Atlantas ku dhe u vërtetua vdekja e tij, shpjeguan zyrtarët e qytetit të Atlanta-s.

Tani për tani nuk dihet se cila është arsyeja për vdekjen e reperit.

Kelly së bashku me kolegun e tij Smith kur ishte vetëm 13 vjeç ishte shndërruar një një superyll me hitin “Jump” nga albumi “Totally Krossed Out”, me të cilin me jave të tëra ishte në vendin e parë në top listat.

Ai së bashku me kolegun e tij kishin krijuar një mënyrë të re të stajlingut asaj kohe.