Teuta ka luajtur si pjesë të përgatitjeve të saj për Superkupën e Shqipërisë dhe sezonin e ri një miqësore ndaj ekipit U21, për të parë situatën në skuadër në momentin aktual, sidomos pas lëvizjeve të shumta që janë bërë me largimet e javëve të fundit.
Kështu, trajneri Martini ka parë thuajse të gjithë alternativat që ka në dispozicion me objektiv Superkupën e Shqipërisë, pasi fituesit bnë fuqi të atij trofeu në edicionin e kaluar, duan të përsëritin veten edhe në këtë sezon.
Sfida është mbyllur me shifrat 6-2 për ekipin e parë të Teutës, me Kallakun protagonist me katër gola (35′, 43′, 57′, 64′), ndërsa të tjerët u shënuan nga Gorgiev (55′) dhe Todorovski (70). Në këtë sfidë kishte minuta edhe për Valport, i cili është një nga shpresat e sulmit të durrsakëve për sezonin e ri, ku duan të jenë përsëri protagonistë në luftën për Europën dhe trofe.
Formacioni i Teutës: Qirko, Jazxhi, Selmani, Xhekson (46′ Kotobelli), Idrizaj (46′ Todorovksi), Aleksi (46′ Karabeci), Daja (46′ Beqja), Gruda (60′ Plaku), Kallaku, Zogaj (60′ Valport), Gorgiev (60′ Kapllani).
Goleadë në miqësore për Teutën, kampionët testohen në duelin “brenda familjes”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Katër shenjat që do të kenë fat në financa gjatë dhjetorit
“Fëmijët fshehin armët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam foto
Xhemi Shehu dhe Julian Deda ndezin kureshtjen para SPAK-ut: Çfarë po ndodh vërtet?
Çfarë duhet të konsumoni për të pastruar mëlçinë? Ja ushqimet që rekomandojnë ekspertët





