Foto të rralla të Valbona Selimllarit dhe intervista e saj e parë

Postuar: 15/04/2017 - 09:01

Kjo intervistë u botua në gazetën “Aleanca”, më 8 prill 1995. 

Kanë kaluar 22 vjet që atëherë, por Valbona Selimllari është po aq e bukur dhe njësoj e mirë. Madje ca më shumë. Ajo është gruaja më e bukur shqiptare.

Nga Rudina Xhunga

Si ju duket kur ju thërrasin Bobi?

Kështu më kanë thirrur fëmijë, kur mësoja djemtë të luanin futboll, ndaj ata më flisnin me emrin e trajnerit të famshëm anglez. Tani me këtë shkurtim më flasin vetëm miqtë e afërt.

E kujtoni ditën kur para pasqyrës i thatë vetës: “Qenke e bukur”?

S’kam qenë e bukur. Isha një fëmijë i zakonshëm që para fëmijëve të tjerë të shtëpisë mund edhe të quhej i shëmtuar. Prindërit më shanin pse nuk mësoja. Vetëm gjyshi më fërkonte kokën duke më thënë: “S’ka gjë Bona, ti mos mëso, asgjë mos bëj. Ke fat”.

Ishit fëmijë i llastuar, apo një vogëlushe e mirë që kurrë s’thoshte jo?

Kam qenë mistrece. Zihesha për hiçmosgjë. Më vjen ndërmend që në fillore jam zënë me grushte me një djalë pse ngacmoi një vogëlushe.

Mashkulloritet te Bona?

Unë do e përkufizoja personalitet. Kam qenë një vajzë e zakonshme, por që asnjëherë s’e ka pranuar nëpërkëmbjen, duke imponuar kësisoj respekt.

“Bona e mirë. Bona e mirë”. Në fakt mirësia juaj është tek ajo çka shpreh, apo ajo që fsheh?

Unë shpreh gjysmën e asaj që kam. Mirësia keqkuptohet. Megjithatë dua, apo jo unë, thonë se sytë më shprehin shumë.

Do të vijë një moment kur të thoni: “U lodha me të mirë” e do të përdorni grushtet si e vogël”?

Mundet. Por vështirë të kthehem tek fëmijëria. Grushtet ishin shprehje mbrojtjeje e një fëmije krenar, por të dobët. Kohët e vështira për mua kaluan.

Për ju do të thuhet gjithmonë: “Na ishte njëherë Miss-i i parë shqiptar”, apo fshihni plane të tjera ambicioze?

Për mua do të thuhet një ditë më shumë.

Por, no coment?

Koha do të flasë.

Do të bëheni regjisore e aftë pse ndiqni shkollën, apo pse ndiqni hap pas hapi Vera Grabockën?

Do të bëhem e aftë pse ndjek Verën. Unë studioj për dramë. Shkolla më ndihmon, por shkollën e Vera Grabockës do ta kishte zili çdo njeri.

Megjithatë ti do shumë të prezantosh…

Megjithatë unë dua shumë të prezantoj. Dua që këto 5, 6, 10 vjet që do të vazhdoj të jem e bukur, të vazhdojë të më shohë kamera. Pastaj kam sigurinë se më do publiku. Ndoshta është edhe përshtypje e gabuar, sepse njeriu shpesh nuk shikon atë që duhet të shikojë, por atë që i pëlqen. Pas spektaklit të dytë, që prezantova, më ndaloi një grua dhe më tha: “Je kaq e bukur, por kur flet na le me gjak të ngrirë, duke pritur me frikë sa të mbarosh”. Unë nuk munda ta rregulloj këtë defekt timin, pasi spektakli mbaroi, por i thashë vetes se në një spektakël të tretë duhet të shkëlqeja.

Ç’do kujtonit nga momenti kur fituat kurorën e bukuroshes së tretë në botë, edhe pse në një konkurrim pak të njohur?

Shumë pak për të kujtuar, por dua të veçoj parandjenjën time. Vajza të bukura kishte plot, të paktë ishin ata që dinin për Shqipërinë, veç unë parandieja fort, si atë mbrëmje kur u shpalla Miss-i i parë shqiptar. Një natë më parë pashë në ëndërr sikur isha shndërruar në supergrua dhe mbaja në krahë dy vajza të rritura. Pesha e tyre ishte e madhe, ndaj i lashë me kujdes në tokë, për të fluturuar. Ndjeja ajër, frymëmarrje, lëvizje. Unë besoj gjithherë të parandjenjat e mia ndaj s’dyshoja se dhe asaj here s’do më gënjenin.

Po tek ëndrra me sy hapur, besoni?

Jo, madje as ëndërroj me sy hapur. Unë nuk kërkoj, por marr dhe shtrëngoj fort ç’më vjen. Nuk gënjehem, as zhgënjehem.

E njihni vuajtjen?

E njoh në mënyrën time. Herë-herë qaj pa lot.

Mosvuajtjet tuaja janë shumë simpatike dhe do t’i kishte zili çdo vajzë?

Nuk besoj. Vuaj, pastaj vijnë zënkat, fjalët, mëritë. Kur kam problem me njerëz larg meje, hesht. Por kur tjetrin e dua fort, nuk kuptoj si arrij të zihem aq shumë me të. Ime më mërzitet shumë me mua, sa herë më pyet: “Ti, a më do?”

Nëna juaj shqetësohet për thashethemet të cilat ju rrethojnë ndonjëherë?

Edhe shqetësohet. Njerëzit i bëjnë të pandodhurat fantazitë e tyre, aq të vërteta, sa dhe mua më ndodh të pyes veten: “Mos është kështu dhe e kam harruar?”

Rruga juaj në Amerikë me Klarkun ishte një gjah i mirë për fjalët mbi Bonën.

Unë në Amerike nuk kam qenë kurrë. Dhe për sa i përket thashethemeve mbi një lidhje sentimentale me Klarkun, nuk kam ç’them veç ta mohoj. Madje shtoj me zemërim se më vjen keq kur njerëzit fantazojnë duke u nisur nga pozita inferiore. Nuk shitet një vajzë e vendit tënd (qoftë dhe duke e përgojuar) vetëm se një i huaj bukurosh i bën korte.

Një ditë do i braktisni të gjitha për të jetuar jashtë?

Jeta ime është këtu. Nuk rroj dot pa familjen time, pa miqtë, pa fjalët e mira, ngrohtësinë. Megjithatë s’i dihet. Asnjëherë nuk duhet folur me siguri për të ardhmen.

E keni provuar lumturinë?

S’e njoh thellë. Megjithatë jam e bindur se më mirë ta provosh pak e përditë se të rrish e ta presësh dhe të mos vijë kurrë.

E njihni vetminë?

E njoh dhe s’më mundon. Edhe pse dua të qesh e të jetoj zhurmshëm, s’më mungon aftësia për të mos u lodhur me veten, me dhomën bosh dhe zhurmën e televizorit. Kjo s’do të thotë se ngelem shpesh vetëm. Më rrethojnë shumë njerëz, sa shpesh pyes veten: “Meritoj të kem kaq fat?”/dritare.net

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Modelja e njohur shqiptare vazhdon prej disa vitesh karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e teksa është ndodhur n

Ajo është një aktore mjaft e njohur dhe e dashur.

   Pas ikjes së Rashelit, një tjetër vajzë seksi do të jetë shoqëruese e Ermal Mamaqit në emisionin e tij.

   Harvey Weinstein i ka ofruar mbështetje financiare dhe morale mikut të tij, Bill Clinton, në kohën kur ky i fundit ishte president i S

   Super seksi dhe e komentuar në çdo postim të saj në rrjetet sociale.

Është folur shumë për programin e ri të Klan që do të prezantohet nga Marina Vjollca.

Një mbrëmje shopping për të festuar kreun e renditjes pas suksesit në “Olimpico” të Romës, përballë ekipit verdhekuq.

Largimi i një prej konkurrenteve nga spektakli “Dance With Me” shkaktoi zhurmë në median e shkruar, ashtu sikurse u vu në qendër të vëmen

Getoar Selimi së shpejti do të hapë biznesin e tij dhe nuk do të jetë as ndonjë linjë veshjesh as ndonjë restorant apo sipërmarje e këtij