Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm. Këtë e dinë shumë mirë në Kalamata të Greqisë, në resortin “Costa Navarino”, ku kalon pushimet ylli portugez. Është i njëjti resort ku Ronaldo kaloi pushimet dhe vitin e shkuar, vend që e vizitoi dhe Andrea Anjeli, për ta bindur të firmos për Juven.

Pishinë, palestër, dhomë masazhi, fushë golfi dhe plazh privat, janë disa nga shërbimet e personalizuara që merr Ronaldo në këtë resort. Madje edhe një staf që i dedikohet yllit portugez, gjatë qëndrimit të tij.

Por, Ronaldo kur largohet nuk e harron stafin. Siç raporton “Corriere Dello Sport”, ai ka vendosur që në fund, stafin ta shpërblejë me 20 mijë euro bakshish.