Ditë zie për Ronaldon dhe partneren e tij, ndahet nga jeta njeriu më i dashur!

01/02/2019 - 15:57

Babai i të dashurës së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, me të cilën ka tashmë edhe një fëmijë, ka vdekur në Argjentinë, pas një beteje të gjatë kundër sëmundjes. Partnerja e yllit të futbollit postoi një foto të ditëlindjes sa saj në Instagram, më herët, këtë javë, nga Buenos Aires, dhe shkroi:

"Të përbashkëtat e jetës. Vendosa të jem në vendin ku linda në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën ditë, 25 vite më parë". Ajo nuk dha asnjë shenjë të arsyes për këtë udhëtim, që mendohet të ishte i pari në Argjentinë, pasi babai i saj u largua nga Spanja në vitin 2013 dhe iu ndalua të kthehej aty, pas kryerjes së dhjetë viteve burg për dy vepra të trafikimit të drogës.

Revista spanjolle “Hola” ka raportuar në faqen e saj të internetit se zeshkanja e bukur kishte fluturuar në Buenos Aires pas vdekjes së babait, Jorge Eduardo Rodriguez Gorjon, në moshën 70-vjeçare. Ky i fundit thuhet se ka vuajtur nga ndërlikimet, që lidhen me goditjen në tru, të pësuar dy vite e gjysmë më parë.

Askush nga agjensia e Cristiano Ronaldos, “Gestifute”, nuk ishte në dispozicion, herët, këtë mëngjes, të premten. Ndjekësit e futbollistit dhe partneres së tij kanë nisur të shprehin në mediat sociale ngushëllimet e tyre. Njëri prej tyre, duke shkruar në faqen e Instagram-it të motrës së Georgina, Ivana, la shënimin:

"Ngushëllimet e mia të sinqerta! Shpresoj që ju të gjeni ngushëllim me Perëndinë. Jam shumë i pikëlluar për ju! Bëhu e fortë! Ne të gjithë jemi me ju". Një tjetër ndjekës ka lënë mesazh te Georgina: "Më vjen keq për humbjen tuaj! Ne po mendojmë për ju!"

Jorge, ish-futbollist i lindur në Buenos Aires, u burgos në vitin 2003 dhe u lirua në vitin 2013, pas kryerjes së dënimit prej 11 vitesh e dy muaj. Ai mendohet të jetë larguar nga ky vend dhe iu ndalua të kthehej në Spanjë pas përfundimit të dënimit të tij, në gusht 2013.

Dihej se ishte i sëmurë rëndë dhe për të po kujdesej një i afërm, që besohet se paguhej nga Georgina dhe motra e saj më e vjetër, Ivana.Jorge, i cili u takua me nënën e Georgina pasi u transferua në Spanjë, në vitet '80, u gjet fajtor për trafikim kokaine dhe rrëshirë të kanabisit, pas gjykime të ndara në gjykatën kryesore penale të Madridit, “Audiencia Nacional”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jo vetëm në këngë, Rita Ora fiton një vëmendje të madhe dhe me fotot që poston në rrjete sociale.

Brad Pitt është një ndër aktorët më të dashur sidomos nga femrat.

Pas shumë vitesh punë në Top Channel, moderatorja Xhemi Shehu së fundmi është përfolur se është larguar nga televizioni.

Pak ditë më parë Joe Jonas dhe Sophie Turner u bënë prindër me një vajzë të cilën e quajtën Willa. Pas këtij momenti dyshja është treguar

Ish-futbollisti i famshëm brazilian Ronaldinho u arrestua 6 muaj më parë në Asuncion të Paraguait, bashkë me të vëllanë dhe menaxherin e

Aktorja amerikane Alyssa Milano tregon se si po i bien flokët si pasojë e koronavirusit. Edhe pse ajo e ka kaluar tanimë këtë virus, treg

Miliarderja Kylie Jenner festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 23-të.

Moderatorja Dojna Mema e ka parë veten e saj në një lajm që duket se nuk ka asnjë lidhje me të.

Prej kohësh mediat kanë shkruar për planet e dasmës së Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.