Ndeshja e djeshme mes Serbisë dhe Zvicrës ishte një ndër më emocionueset për shqiptarët, pasi dy golat e shënuar erdhën nga dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani, shqiptarit tjetër të skuadrës së Zvicrës, u shpreh se ishte shumë e kënaqur, ndryshe nga ndeshja e parë ku tha se “Xhemaili ishte i lodhur”.

“Jam shumë e kënaqur sot. Sot kishim një motiv plus për të festuar. Blerimi pati shumë raste, unë e pashë mirë Blerimin sot”, tha ajo në Tvsh.