10-vjetori i Pavarësisë, konfirmohet ardhja e Rita Orës në Kosovë

Postuar: 12/02/2018 - 20:54

   Krahas aktiviteteve të shumta që janë paraparë të shënohen në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është paralajmëruar edhe një koncert i Rita Orës në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore pritet t’i argëtojë fansat e saj të shumtë në qendër të kryeqytetit me datë 17 Shkurt. Ndërkohë, ditët e fundit qarkullojnë spekulime për mundësinë e dështimit të koncertit të 27-vjeçares.

Mirëpo, ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka qartësuar se koncerti do të mbahet. Në një intervistë për Klan Kosova, ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ritës në koncertin që do të organizohet në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Pacolli, i cili është duke qëndruar për vizitë në Kuvajt, ka bërë të ditur që është takuar me homologun e tij dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një modele e cila humbi këmbën e saj në një aksident kur ishte 13 vjeçe, ka zënë vendin e tretë në finalen e këtij viti në "Miss Italia".

   "Phoenix", titulli i albumit më të ri të Rita Orës

   Këngëtarja Bleona Qereti është kthyer tmerrësisht e nxehtë me postimin e saj më të fundit dhe ka një paralajmërim për të gjithë fansat

   Ajo është sot ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Eli Farën.

   Sezoni i ri televiziv ka nisur me ndryshime të shumta, ku moderatore të njohura kanë kaluar nga një televizion në një tjetër.

Këngëtarja Morena Taraku është e njohur për postimet e shumta në rrjetet sociale.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk duan të zgjerojnë familjen e tyre, sipas mediave rozë.

Prej kohësh, Televizioni Klan po përgatitet për një spektakël gjigant, i cili jo vetëm që nuk është transmetuar ndonjëherë në ekranet shq

"Forbes" ka publikuar listën e këngëtarëve me fitimet më të mëdha për vitin 2018 dhe në krye qëndron Jay Z, i cili ka marrë fronin si mbr

   Pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin e Ermal Hoxhës, bashkëshortja e tij, ish-miss-i dhe këngëtarja Rezarta Shkurta publiko