Sot mbushën 11 vite nga largimi i parakohshëm nga jeta e themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha.

Dhe në këtë ditë të trishtë për familjen Hoxha, vajza e tij Sara Hoxha, me anë të një postimi në "Instagram" i ka prekur të gjithë me dedikimin kushtuar babait të saj.  

Ajo ka treguar se në dasmën e saj, një karrige e rezervuar qëndroi bosh për të atin dhe ashtu ndodh në çdo event të rëndësishëm.  

Krahas fotos, Sara ka bashkëngjitur këto fjalë:

“Për 11 vitet e fundit të jetës tonë, gjithçka çfarë kemi pasur kanë qenë karrige bosh me shpresën se ti do të jesh prezent. E megjithatë, asnjë nga këto nuk është e nevojshme. Je në mendimet e mia çdo mëngjes, sa herë shoh djalin tim, sa herë flas me mamin apo motrat dhe vëllain tim, duke shpresuar se je aty për të na udhëhequr. 11 vite më parë ti theve zemrën time dhe vetëm tani që jam bërë nënë, mësova të bashkoj copëzat. Për një gjë jam e sigurt, që ti solle London tek unë dhe më dhe një shans që ta shihja jetën më me pozitivitet. Kushdo që ka humbur një prind, e di që dhimbja është gjithmonë aty, por ti mësohesh me të dhe mësohesh të jetosh me kujtimet”.