Dy aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga ndanë me të gjithë publikun e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, por edhe teleshikuesit nga shtëpia lajmin se sot ata bëjnë 12 vite që janë martuar.

“Ne sot festojmë 12 vjetorin tonë të martesës. Njeriu përpiqet që të ketë gjëra sa më të bukura në jetë, pasi në fund të fundit mbeten kujtimet”.

Aktorja Eni Jani tha se pjesëmarrja në “Dance With Me” është një kujtim shumë i bukur dhe vajzat e tyre do e kujtojnë sa herë ta shohin.

“Në përpiqemi që vajzave tona t'u lemë diçka të bukur që sa herë ta shohin të buzëqeshin dhe të jenë të lumtura. E di që vajzat po na ndjekin dhe me vjen keq që nuk i përqafojmë dot”, tha aktorja.