Ka vetëm 2 muaj që i ka dhënë fund lidhjes nga ish i dashuri dhe modelja seksi sot u martua me dikë tjetër.

Lidhjen e re, planet për martesë dhe gjithçka tjetër Emily Ratajkowski dhe producenti Sebastian Bear-McClard e kanë mbajtur të fshehtë.

26-vjeçarja e njoftoi përmes Instagramit martesën e saj duke i habitur të gjithë.

"Kam një surprizë", shkruante në fillim në postimin e saj dhe më pas një foto duke u puthur me bashkëshortin ku tregonte "Unë u martova sot".