Dy muaj më parë bëri bujë lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të komentuar të showbizit, Bella Hadid dhe The Weeknd. U tha se shkak i ndarjes së çiftit ishte bërë distanca.

Mirëpo Bella dhe The Weeknd duket se nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit pasi mediat e huaja bëjnë të ditur se dyshja janë rikthyer sërish bashkë.

Madje reperi ishte në festën e 23-vjetorit të ditëlindjes së modeles. 

"Abel u takua me Bella mbrëmë për festimin e tretë të ditëlindjes në L’A Avenue. Ai ishte me të gjithë natën dhe u larguan së bashku për t’u rikthyer në apartamentin që të dy e ndanë. Ata ishin padyshim të dashuruar dhe dukeshin shumë të lumtur afër njëri-tjetrit", ka thënë një burim për E!News.