Dua Lipa raportohet se e kalon gjithë kohën me vëllanë e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar.

Mediet e huaja shkruajnë se këngëtarja me origjinë shqiptare është në lidhje me modelin vetëm tre javë pas ndarjes nga Isaac Carew.

Dua u fotografua duke festuar ditëlindjen e Anwar-it gjatë fundjavës në LA.

Por sipas një burimi, Isaac mban akoma një vend të veçantë në zemrën e saj, pasi kaluan 6 vite bashkë.

Mendohet se Dua u nda nga kuzhinieri në fillim të qershorit për shkak se nuk kishin shumë mundësi të kalonin kohë bashkë.