3 vite pas vdekjes së Ergit, Barbana i rikthehet muzikës: Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë

02/08/2019 - 16:15

Këngëtarja Barbana Dini është rikthyer në muzikë, tre vite pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, këngëtarit Ergi Dini. 

Në një intervistë për "Mirage" ajo shprehet se ky ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë pasi nuk e ka të lehtë të gëzojë pas humbjes të së vëllait.

"Ka qenë një kohë e gjatë për të marrë një vendim. Nuk e dija çfarë doja të bëja. Pata një rikthim të vogël por sërish u tërhoqa sepse kisha shumë gjëra të paqarta. Frymëzimi më vjen nga familja ime. Arritëm në konkluzionin se kam akoma shumë për të dhënë dhe për të thënë. Nuk është e lehtë të vazhdoj sepse duhet të dukesh gjithmonë në formë dhe të gëzosh edhe nëse nuk e ndjen. Është një pjesë që kam arritur ta superoj. Ergi ka qenë dhe është pjesë e pandarë e imja. Dëshira e tij më e madhe ka qenë të më shihte shumë sa më lart. Më mungon pjesa që i diskutonim gjërat bashkë. Vendin e tij nuk e zë askush."

E pyetur lidhur me planin e saj për një dasmë, Bardana e ka mohuar kategorikisht duke thënë se nuk do ta vishte kurrë fustanin e bardhë.

"Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar", ka thënë këngëtarja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Loredana dhe Mozzik kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit.

Pasi solli në jetë djalin e saj Efehan në maj të 2019-ës, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi iu përkushtua tërësisht të voglit, duke hequr

Balerina e njohur Klaudia Pepa ka publikuar në rrjete sociale foto në një vend me dëborë.

Këngëtarja Taylor Swift nuk do të performojë në “Grammy Awards”, pasi ka anuluar performancën surprizë në mesin e akuzave për seksizëm që

Në një intervistë për revistën italiane "Gente", moderatorja Alketa Vejsiu, e cila do të prezantojë në festivalin e Sanremos, ka rrëfyer

Këngëtari i njohur Bojken Lako ishte i ftuar në emisionin "Historia ime" një ditë më parë, ku ka bërë një rrëfim frymëzes për këdo që ësh

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj.

Këngëtari i suksesshëm latin, Maluma së shpejti do të performojë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Cristiano Ronaldo ka blerë një prej apartamenteve më të shtrenjta në Portugali.