Historia e tyre është më e komentuara e momentit në median shqiptare dhe shtypin rozë! 

Të tillë e bëjnë vetë protagonistët e saj. Romanca e tyre është tipike e ngjashme me ato hollywoodiane ku aktori dashurohet me regjisorin dhe ata jetojnë të lumtur çdo dimension të lidhjes së tyre. Prej disa ditësh, në media po përflitet një lidhje e re dashurie mes moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit të "Dua të të bëj të lumtur", Eduart Grishaj.

Ndonëse, Arbana nuk ka reaguar personalisht pas lajmeve në shtypin rozë, duket se faktet janë më kokëforte se kaq! Ajo i ka dhënë fund lidhjes 16-vjeçare me Ardit Keron, me të cilin ka edhe një djalë, Jon. Me gjithë vendimin personal për të mos u shprehur publikisht përmes intervistave apo deklaratave të ndryshme, janë miqtë e tyre të afërt ata që flasin dhe komentojnë lidhjen më të re të dashurisë brenda Top Channel, mes Arbana Osmanit dhe regjisorit të "Dua të të bëj të lumtur" Eduart Grishaj.

Por, veçmas anës mediatike, duhet fare pak vëmendje dhe kujdes për të kuptuar përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, se komentet, fotot e përbashkëta, udhëtimet e shpeshta brenda dhe jashtë vendit janë provë e gjallë e kësaj romance të re. Le t'i konsiderojmë me radhë të gjitha faktet që provojnë pikërisht historinë e dashurisë mes Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt.

1. Fotot e tyre të para së bashku në rrjetet sociale, nisin herët që në vitin 2016-të, kur dyshja simpatike në shoqërinë edhe të Ergys Lubonjës, një tjetër regjisor i njohur në Top Channel kanë udhëtuar drejt Ljubjanës duke postuar foto nga ura e të dashuruarve siç njihet ndryshe ky destinacion në Slloveni.

2. Udhëtimi tyre i radhës i përbashkët është jo shumë kohë më pas, pikërisht në Pragë, ndërsa Eduarti ka zgjedhur të bëjë edhe një dedikim publik për Arbanën. "Me personin që përcjell vetëm lumturi dhe pozitivitet në çdo moment".

3. Në ajër drejt ishullit mistik të Sazanit, shkruan regjisori i "Dua të të bëj të lumtur", në një tjetër foto ku shfaqet i buzëqeshur në krahë të Arbanës, moderatores së emisionit.

4.Komentet e ëmbla dhe dedikimet e ndjera nuk kanë munguar në asnjë rast nga ana e të dy palëve. Kështu, ka qenë një foto e radhës, ku Eduarti ka pozuar në një nga pikat më strategjike të Londrës, dhe batuta e parë e Arbanës është pasuar më pas nga një vlerësim dhe pëlqim i hapur ndaj tij. "Shumë i bukur je gjithsesi", i thotë prezantuesja e njohur në një koment të radhës regjisorit të "Dua të të bëj të lumtur".

5.Angazhimi i tyre i përditshëm në Top Channel, për shkak të emisionit dhe terrenit të përbashkët që ata ndajnë në sferën profesionale, por siç duket edhe në atë private, ka bërë që ata të kalojnë një pjesë të mirë të kohës bashkë. Gjithashtu, edhe udhëtimet e shpeshta jashtë Shqipërisë, për të realizuar xhirimet me protagonistët e emisionit, surprizat dhe të ftuarit në studion e emisionit janë një tjetër provë që ata kalojnë shumë kohë bashkë. Prova të tjera janë fotot që ata kanë nga të njëjtat destinacione, si në New York apo në Dubai, Moskë, etj.

6. Një tjetër moment që nuk mund të dalë jashtë vëmendjes, është ai i një fotoje ku Eduarti ka dalë bashkë me gazetarin e njohur Eraldo Rexho, njëherësh pjesë e stafit të "Dua të të bëj të lumtur". Arbana ka komentuar në foto duke thënë: "Ju dua djema"! Dhe përgjigja ka qenë po njësoj.

7."Po shih çfarë ylli je", i drejtohet moderatorja Eduartit në një tjetër foto të tijën, ndërsa ky i fundit nuk kursehet në koment duke i thënë "Të kam zemër unë ty"!

8.Provat mund të jenë të shumta, faktet, komentet, fotot e përbashkëta e plot detaje të reja që e vendosin në fokus këtë romancë të re dashurie, por prova më e fortë ishte ajo në finalen e sezonit të fundit të "Dua të të bëj të lumtur". Në mbyllje të emisionit, Arbana Osmani u shpreh me vlerësime maksimale për regjisorin Eduart Grishaj duke thënë se: "Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Edi, regjisori i programit. Ngaqë njerëzit më shohin mua në program, mendojnë se unë jam programi. Në fakt, je ti. Ti i ke dhënë shpirtin këtij programi, e ke bërë unik siç ti vetë je”. Ai nuk vonoi në reagimin e tij publik duke thënë dy fjalë të ndjera dhe një dedikim emocionues për Arbanën. “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani”!Class