Adele nuk e ka fshehur asnjëherë që është një superfanse e Spice Girls dhe nuk mund të mungonte në koncertin e tyre të fundit në stadiumin Wembley në Londër.

Ylli i pop-it nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por për to bëri një përjashtim dhe publikoi foto.

“Më në fund e takova Gingerin (Geri ed), u deha me vajzat dhe të jem e sinqertë nuk mund të besoj se sa larg shkoi “, – ka shkruar ajo në Instagram.

“Herën e fundit që pashë vajzat Spice në Wembley ishte 21 vjet më parë. Sonte me shokët e mi më të ngushtë qava, qesha, bërtita, vallëzova dhe u ridashurova me veten time para 10 vjetësh . I dua ato dhe më kanë frymëzuar për ta marrë jetën time në dorë pa shikuar prapa “, – lexohet në profilin social të Adele.

“Faleminderit për çmendurinë që më keni bërë të jetoj, nuk do të isha këtu pa ju. Pesë legjenda të vërteta britanike! Ju dua!"