Këngëtarja Adelina Ismaili që nga mesi i muajit qershor nuk është bërë aktive në rrjetet sociale.

Fansat e saj kanë filluar t'ia ndjejnë mungesën dhe i shkruajnë vazhdimisht në foton e fundit.

Së fundmi Adelina është shfaqur në një foto të publikuar nga miku i saj Eraldo Rexho. Ajo ka veshur një fustan ngjyrë rozë dhe sytë shkojnë menjëherë te barku i saj i rrumbullakosur.

Kjo foto ka ngritur dyshimet se Adelina është në pritje të ëmbël, dy vite pas lindjes së djalit të saj Uliksit.

Po ashtu kjo mund të jetë dhe arsyeja pse Adelina që prej dy muajsh nuk ka sjellë postime të reja në Instagram.

Ndoshta ajo dëshiron që ky të jetë një lajm surprizë.