XXXTentacion priste të bëhej baba. Kështu ka konfirmuar Cleopatra Bernard, e dashura e reperit 20-vjeçar, i cili u vra gjatë kësaj jave në Florida të SHBAsë.

"Ai na la dhuratën e fundit", shkruan e dashura e reperit në Instagram krahas një fotografie të ekos së foshnjës që do të vijë në jetë brenda këtij viti.

XXXTentacion, emri i vërtetë Jahseh Onfroy, u qëllua jashtë një sallë ekspozite të motoçikletave gjatë ditës së hënë dhe vdiq më vonë në spital.

Autoritetet policore kanë arrestuar të dyshuarin e parë nga dy që mendohet se morën pjesë në vrasjen e këngëtarit amerikan, shkruan tg.

Një i dyshuar, i quajtur si Dedrick Devonshay Williams, u arrestua të enjten dhe përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë.