Aksidentohet moderatori dhe aktori i njohur i Portokallisë, Salsano Rrapi.

Pasi ka shtypur butonin për ngritjen automatike të grilës së garazhit, ku drejtuesi i spektaklit të njohur shqiptar mbante makinën e tij, ai ka ulur kokën duke kontrolluar telefonin.

Kjo ka bërë që të përplaset pas pjesës së fundit të grilës, e cila ende nuk ishte hapur krejtësisht. Përplasja ka qenë aq e fortë, saqë Salsano është rrëzuar përtokë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

 

No comment

A post shared by Salsano Rrapi (@salsanorrapi) on