Aktorja amerikane Helen Elizabeth Hunt, fituese e çmimit 'Oskar', është përfshirë në aksident në Los Anxhelos dhe ka përfunduar në spital, raportojnë mediat rozë.

Në kohën e aksidentit, ajo po drejtonte mjetin e saj, kur u godit nga një tjetër makinë. TMZ  ka postuar një video, ku duket aktorja me makinën e saj në vendin e ngjarjes.