Regjizorja e njohur Vera Grabocka ka pësuar një aksident. Vetëm pak ditë më parë ka nisur edicioni i 5-të i spektaklit "Dance With Me", ndërsa burime për Blitz.al kanë zbuluar se regjisorja ka thyer këmbën.

Nga informacionet e marra e ka të vendosur në allçi. Ajo nuk ka qenë e pranishme për disa ditë gjatë provave të spektaklit të kërcimit ku ka një rol shumë të madh. Por mbrëmjen e të hënës ajo ka qenë e pranishme në regjinë e spektaklit.