Një nga reperët më të njohur në Shqipëri ka pësuar aksident automobilistik.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi. Burime për Ekspress tregojnë se Stresi është aksidentuar pak para mesnatës në Tiranë.

Ai është aksidentuar me një motor në zonën e njohur si 'Komuna e Parisit' rreth orës 23:30. Sipas burimeve për Express mësohet se ai ka marrë lëndime të lehta dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Express raporton se pranë policisë nuk është regjistruar asnjë aksident që lidhet me emrin e këngëtarit. 

Me siguri Stresi është larguar menjëherë pas ndodhisë nga vendngjarja.