Aktori grek Antinoos Albanis ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, ku e quajtën shqiptar. Në një intervistë për emision grek "Kou Ku" në TV Star ai ka zbuluar se çarë i ka ndodhur në një "show" ku ishte ftuar për të folur rreth emigracionit.

Aktori i njohur ka treguar se drejtuesit e emisionit i kishin thënë se do të flisnin për të dhe për përvojën e tij.

"Unë i thashë se "çfarë do të jetë", më thonë do të flasim për ju. Po unë çfarë të them? "Për përvojën tuaj", më thonë. "Çfarë është përvoja ime?"- "A nuk je shqiptar?"

"Jo, nuk do ta kisha problem të tregoja nëse do isha, por nuk jam, si keni arritur në atë përfundim?" Dhe ai u përgjigj: "Sepse ju quajnë Albanes."