Dhoma e katërt penale e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Stambollit dënoi 13 të pandehur, duke përfshirë edhe aktorët Çağatay Ulusoy dhe Gizem Karaca si edhe këngëtarin Cenk Eren, me 10 muaj burgim për përdorim të lëndëve narkotike.

Ata ishin në mesin e 34 personave të arrestuar në një operacion anti-drogë në Stamboll, në janar të vitit 2013, ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kusht por gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 6 vitesh.

Ylli i kinematografisë turke u dënua fillimisht me 4 vite e 2 muaj burg së bashku me aktoren Gizem Karaca më 18 maj 2018 me akuzën e trafikut të drogës. Ndërsa këngëtari Cenk Eren u dënua me 6 vjet e 3 muaj burg për të njëjtën vepër penale.