Aktori i njohur i spektaklit të humorit "Portokalli", Gaz Paja, mesa duket këtë verë do t'i japë fund beqarisë.

Burime për News31.al bëjnë të ditur se Paja do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me partneren bionde, Irën, marëdhënie të cilën ai është munduar ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të.

Ende nuk është mësuar data që Paja do t’i japë fund beqarisë me bukuroshen bionde por i  kontaktuar nga "IconStyle" aktori preferoi të mos japë detaje rreth këtij lajmi. "Jeta ime private është e shenjtë dhe preferoj të mos flas rreth kësaj teme", ka thënë ai.