Serdar Rozer, aktori i njohur turk ka pranuar se është me origjinë shqiptare. Gjatë një komunikimi me fansat në Instagram ai ka treguar se nënën e tij e ka nga Kosova.

Ai tashmë është pjesë e serialit turk, “Hercai”, një nga serialet turke më të ndjekura për momentin edhe në vendin tonë. Në serial, ai ka një nga  rolet kryesore.