Aktori i famshëm Channing Tatum, sipas mediave ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga bashkëshortja Jenna Dewan, me këngëtaren Jessie J, e cila ngjason shumë me Dewan.

Aktori dhe Jessie J janë në një lidhje prej disa muajsh, ka konfirmuar një burim. Është zbuluar gjithashtu se 38-vjeçari ka qenë i pranishëm në koncertet e këngëtares në Seattle më 6 tetor dhe në Salt Lake City më 8 tetor.

Channing njoftoi në prill se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Jenna pas gati 9 vitesh martesë. Ylli i Hollywood tha në një postim në Instagranm se dashuria e tyre kishte marrë rrugë të ndryshme.