Elma Doresi, regjisorja e njohur e Teatrit Kombëtar ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë artdashësit, miqtë e aktorit dhe teatrit, duke treguar se operacioni të cilit i është nënshtruar aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka shkuar me sukses.

“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja perfundoi me sukses.

Jetë të gjatë miku ynë i vjetër!”,- shkruan ajo në Facebook.