Marinin e njohim të gjithë nga rolet e tij shumë të pëlqyera tek Portokalli.

Së fundmi, aktori i njohur shqiptar ka publikuar në Instagram një foto ku shihet me leckë e kovë në dorë duke larë pllakat.

“Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut m’i morën të drejtat si burrë”,- shkruan Marin Orhanasi teksa replikon edhe me komentuesit të cilëve u thotë se ka bërë edhe gjellën.