Aktorja e famshme shpallet gruaja më me ndikim në botë

Postuar: 20/04/2018 - 21:23

   Është kthyer në një traditë të përvitshme, publikimi i listës së personave më influent në botë. Revista Times na ka shuar çdo dyshim, dhe ka shpallur pikërisht njerëzit më me ndikim për vitin 2018-të. Lista kryesohet nga aktorja e njohur Nicole Kidman, e cila është edhe kopertina e kësaj reviste për muajin Prill.

Duke ju referuar roleve më të suksesshme të aktores, nga "The dead calm" i vitit 1989, deri tek "Big little lies" që u shfaq përpara një viti, Kidman ka qenë gjithmonë protagoniste në kinematografinë botërore me role mjaft të spikatura.

Ajo cilësohet si simboli i një gruaje jo vetëm të suksesshme, por gjithashtu një personazh që njihet për inteligjencën e saj, sensin e humorit dhe dashamirësinë.

50-vjeçarja Kidman, ka qenë e martuar me aktorin Tom Cruise, me të cilin u divorcua në vitin 2001, ndërsa prej disa vitesh është në një raport dashurie me këngëtarin Keith Urban. Është nënë e katër fëmijëve, dhe një nga portretet më të bukura të Hollywoodit.

Aktorja e njohur e ka rrëmbyer këtë trofe, edhe për faktin se shpesh është pjesë e fushatave humanitare, ku Kidman ndër vite ka bërë donacione të konsiderueshme për fondacione që kanë në qëllim tyrin ndihmën ndaj kategorive shoqërore në nevojë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Dua Lipa ka arritur suksese të mëdha në muzikë gjatë këtij viti duke sjellë edhe disa hite për të gjithë ndjekësit.

   Noizy është njëri ndër reperët më aktiv të skenës muzikore.

   Çifti shumë i përfolur po qëndrojnë në Angli këto ditë.

Postimet e balerinës së njohur Klaudia Pepa krijojnë gjithmonë polemika në rrjetet sociale.

Reperi i hitit “In My Feelings” ka paditur një grua me emrin Layla Lace, pasi kjo e fundit e akuzon Drake se e ka përdhunuar dhe për këtë

Jonida Maliqit do të rikthehet si prezantuese, e këtë radhë në "Top Channel"?

 Isaac Carew është bërë shumë i njohur që pas lidhjes me këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Një modele e cila humbi këmbën e saj në një aksident kur ishte 13 vjeçe, ka zënë vendin e tretë në finalen e këtij viti në "Miss Italia".

   "Phoenix", titulli i albumit më të ri të Rita Orës

   Këngëtarja Bleona Qereti është kthyer tmerrësisht e nxehtë me postimin e saj më të fundit dhe ka një paralajmërim për të gjithë fansat